Një kitarë, dy lugë dhe ata të dy. Vetëm kaq mjafton për të na përcjellë disa momente të këndshme. Një nga çiftet më simpatike të muzikës shqiptare, Lindi Islami dhe Venera Lumani, përveç provave dhe interpretimeve në skenë, preferojnë që edhe kohën e lirë ta kalojnë duke kënduar.

Dashuria e tyre lindi përgjatë spektaklit të “The Voice”, dhe që atëherë çifti është i pandarë në jetën personale dhe profesionale. Venera ka shpërndarë një video nga shtëpia e tyre, ku jetojnë bashkë prej shumë kohësh. Lindi me kitarë në dorë dhe Venera duke bërë muzikë me anë të dy lugëve. Kështu e ka kaluar çifti mbrëmjen e së shtunës, mes melodisë që përcjell zëri i tyre.

Këtë moment ata kanë menduar ta filmojnë dhe ta shpërndajnë në rrjetet sociale. Shijoni videon. 

 

Saturday warm up, our kind of joy! 😎 @lind_islami

A video posted by Venera Lumani (@veneralumani) on