E kush nga vajza nuk do të donte, që pasi ishte lodhur nga puna në kompjuter të hidhte sytë nga ditarja, e të shihte këtë mrekulli.

500 trëndafila të kuq në formë zemre, e ndërsa me trëndafilat e bardhë të shkruhet emri yt. Të gjitha pa përjashtim. Epo ja që këtë fat e paska vetëm Erisa, punonjësja e Bashkisë së Tiranës.

I dashuri i saj i ka përgatitur një super surprizë, që jo vetëm bëri të lumtur Erisën, por befasoi edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

“Thame qe do mbjellim 500 lule, po jo pa perfunduar ende sheshi! 😂500🌹 Dikush paska rene ne sevda me kolegn e @BashkiaTirane 😍 Aman moj Erisa qetesoje pak djalin se e falimentove!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, dhe në fakt duhet falenderuar se po të mos e kishte postuar ai, nuk do e kishim zbuluar si surprizë.

Sa me fat që paske qenë moj Erisë.

PS. Ah vajza, është e “ndaluar” që linkun e këtij lajmi t’ia çoni të dashurve tuaj e t'i kërkoni llogari përse ai nuk e ka menduar më parë një gjë të tillë. Kursejani vetes një zënkë këtë mbrëmje.