E dimë që eleganca dhe shija e hollë nuk është aspak kusht për të qenë pjesë e Parlamentit. Nuk është as ajo që shqiptarët presin nga deputetët, por kur e kanë, aq më mirë.

Dhe Majlinda Bregu me siguri që e ka pasur dhe e ka shfaqur gjatë gjithë mandateve të saj si deputete në atë sallë, për të mos bërë ndryshe as seancën e së shtunës, kur u votua vettingu, që mund të ketë qenë edhe e fundit për Bregun, e cila nuk është kandiduar në këto zgjedhje nga partia e saj.

Veshur me një fustan në ngjyrë blu, me prerje shumë elegante, me një çantë tote bezhë, modelin e ri të flokëve të valëzuar të kthyer në një anë dhe grim të lehtë, Majlinda shkëlqeu duke e mbyllur këtë mandat, me elegancë.

Nuk po flasim vetëm për finesën dhe klasin e pamjes, por edhe të debateve që ka ngritur dhe për të gjitha këto, me siguri, do i mungojë atij Parlamenti.