Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që prej zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë ka qenë gjithmonë në vëmendje të mediave për çështje nga më të ndryshmet.

Manjati është komentuar edhe si arrogant për shkak të sjelljes së tij aspak etike ndaj gruasë së tij Melania Trump. Por mesa duket kjo e fundit sado Trump në publik disa herë e ka shpërfilluar, gjatë festës së pashkëve që Shtëpia e Bardhë organizon e ka shpëtuar bashkëshortin e saj, nga një gafë që ai ka bërë.

Teksa çifti qëndronte në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë duke kënduar himnin kombëtar, Melania dhe djali Barron ngritën duart dhe i vendosën pranë zemrës.

Një veprim ky që bëhet në të tilla raste. Por presidenti Trump, që kush e di se çfarë po mendonte në ato moment ka harruar ta vendosë dorën në zemër gjatë këndimit të himnit.

Zonja e Parë e cila qëndronte në krah të tij, i ka bërë me shenjë presidentit që të vendosë dorën pranë zemrës. Ky moment nuk ju ka shpëtuar kamerave të cilat e kanë filmuar, dhe nga ku më pas sigurisht është bërë virale në rrjetet sociale.