Miqtë e bëjnë, por ju a duhet të keni marrëdhënie seksuale gjatë atyre ditëve të muajit? A do të jetë dakord partneri për këtë? Është e sigurt? Shumë ekspertë i kanë gati përgjigjet për një grup pyetjesh në lidhje me këtë temë.

Shumë femra nuk e dinë nëse është apo jo problem të kryesh marrëdhënie gjatë ciklit menstrual ose nuk e dinë mënyrën më të mirë për ta bërë. Ja cilat janë disa nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në këto raste.

Si t’ia them partnerit/ ta pyes nëse është dakord për këtë?

"Tashmë nuk ka asnjë ngurrim apo pengesë që lidhet me ciklin menstrual. Mos u ndjej sikur duhet të 'kërkosh leje'. Thjesht mund ta vësh në dijeni partnerin që je ne rregull me procedurat, por për të gjithçka duhet të shkojë normalisht", konfirmon terapisti seksual dhe familjar, Dr. Kat Van Kirk. Disa meshkuj mund të hezitojnë për gjakun, por është e rëndësishme të mos e marrësh personale. Alyssa Dweck, gjinekologe nga New York, shton se nëse partneri e ka problem, "konsidero përdorimin e diafragmës për të “larguar” menstruacionet ose shiko opsionin e seksit në dush".

Po pozicionet?

Përveç dushit, i cili është i dobishëm për të shmangur çdo lloj “rrëmuje”, çdo pozicion është i pranueshëm. Vetëm mbaj gjithmonë një peshqir nën vete për të shmangur çdo të papritur. "Nëse doni ta ndalni paksa fluksin, shmangni pozicionet misionare dhe të drejta",- thotë Dr. Kat për AdamandEve.com.

A duhet të mbrohem?

Nëse bëni seks të sigurt, edhe gjatë atyre ditëve, mbrojtja është e këshilluar. "Menstruacionet nuk mbrojnë absolutisht nga shtatzënia dhe nuk mbrojnë as kundër SST",- thotë terapisti i seksit në NYC, Stephen Snyder. "Në fakt, mund të jetë më shumë rrezik për SST. Pra, sidomos gjatë ciklit menstrual duhet të tregoni kujdes".

Po ndjesitë si janë?

"Studimet kanë treguar se femrat jo vetëm që janë më joshëse para dhe gjatë atyre ditëve, por njëkohësisht përjetojnë edhe më shumë orgazmë",- shtoi Dr. Kat.

Ndoshta kjo tregon se është diçka që duhet ta provoni?