Të gjithe ne dëshirojmë që të qëndrojmë sa më gjatë të rinj dhe në formë. Por a e keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti për të arritur këtë gjë?

Në fakt çdo gjë është më e thjeshtë seç ju mund ta kishit menduar.

Njerëzit më të vjetër në moshë mund të rrisin fuqinë e trurit dhe të jenë në formë, duke kryer më shumë marrëdhënie seksuale. Sipas studimit, njerëzit mbi moshën 50 vjeç dhe që kryejnë rregullisht marrëdhënie seksuale, janë në një formë të mirë fizike dhe mendore. Megjithatë, të jeni aktivë seksualisht nuk ndikon në memorien e tuaj, shkruan shije.al

Studiuesit nuk kanë spekuluar se përse seksi i rregullt nxit funksionet e trurit, megjithatë studimet e mëparshme kanë provuar sesi marrëdhëniet seksuale stimulojnë funksionimin e mirë të organeve tona më të rëndësishme.


Autori i këtij studimi, Dr. Hayley Ëright nga Coventry University është shprehur se njerëzve nuk iu pëlqen të mendojnë se edhe ato në një moshë më të madhe mund të bëjnë seks, por duhet që ne të ndryshojmë këtë koncept në të gjithë shoqërinë dhe të shohim impaktin që aktiviteti seksual ka midis 50 vjeçarëve dhe atyre që e kanë kaluar këtë moshë.