Menopauza është një nga fjalët më të papëlqyera, ndoshta edhe më e frikshmja për gratë…Por në fakt ajo nuk është një armike e pamposhtshme. Sigurisht ka potencialin e saj, por për një grua të fortë menopauza ngelet thjesht…periudhë jete, me komplikacionet e veta, por e kalueshme! Ndonjëherë na bën mirë të kuptojmë se çdokush kalon të njëjtat periudha qoftë milionere apo yll Hollywood-i, ndryshimi është tek mënyra si reagojmë ne në këto periudha.

Çfarë ndodh me trupin tend?

Kalimi nga perimenopazua në menopauzë i lë papritur gratë pothuajse pa dëshirë seksuale dhe pa lagështirën normale vaginale. Mund të jetë edhe thatësia vaginale që e ndikon libidon në këtë fazë. Estrogjeni është hormoni që nxit shumimin e  qelizave në vaginë dhe kur nivelet e tij bien, muret vaginale bëhen më të hollë, më pak elastikë dhe më të thatë. Si pasojë e kësaj thatësie, jo vetëm akti seksual bëhet një sfidë më vete, por edhe mendimet që nisin të kalojnë në kokë kur lubrifikimi nuk ndodh natyralisht, mund të stresojnë si gruan dhe partnerin. Ky problem i dyfishtë mund të përfundojë në frustracion dhe konfuzion.

Mundësitë e trajtimit

Lubrifikantët bioadezivë mund të japin një lehtësim të menjëhershëm. Ose mund të përdoret dy herë në javë një hidratues vaginal. Lubrifikimi edhe e mbron vaginën. Të dyja gjenden në farmaci pa recetë. Nëse thatësia  është simptoma e vetme e menopauzës, mund të nisni një trajtim lokal me estrogjen. Edhe terapia e hormoneve me dozë të ulët mund të sjellë lehtësim. Është e rëndësishme ta diskutoni thatësinë vaginale me mjekun gjinekolog për të shmangur rastin që ajo mund të jetë pasojë e një infeksioni vaginal.
Afërsisht 47 për qind e grave, sipas një sondazhi amerikan, kalojnë vështirësi seksuale gjatë kësaj periudhe, ku më e zakonta është ulja e dëshirës.
Aspekte të tjera që mund të ndikojnë në rënien e libidos janë dhimbja gjatë penetrimit, mungesa e mendimeve rreth seksit, një refuzim ndaj aktivitetit seksual, mungesa e ndjeshmërisë dhe pakënaqësi në çift. Shkaqet fizike, emocionale dhe të jashtme që prekin këtë moshë, janë një sfidë në diagnostikimin e saktë të problemit.

Faktorët që ndikojnë jetën seksuale:

Emocionalë: Nuk ndihesh tërheqëse, je e depresuar, ndihesh e lodhur, nuk ke gjumë, as humor, ndihesh e izoluar, nuk je e lumtur

Lëkundjet hormonale

Mjekimet që merr:

Antidepresantë
Stabilizues humori
Kontraceptivë
Antihistamina
Sedativë
Antihipertensivë
Medikamene për presionin e gjakut

Gjendja shëndetësore:

Depresion
Sëmundje e tiroideve
Insuficencë androgjene
Diabet
Probleme kardiovaskulare
Çregullime neurologjike

Çështje kulturore

Marrëdhënia në çift

Stresi i moshës së mesme:  ndryshime në karrierë, marrëdhëniet, divorci, kujdesi për prindërit dhe shqetësime financiare

Nëse vuan nga afshet e nxehta dhe një vetëvlerësim i ulët për pamjen e njëkohësisht merr antidepresantë dhe mjekohesh për presionin e gjakut, sigurisht që libido do bjerë. Gjysma e pacientëve që marrin të tilla medikamente raportojnë probleme në jetën seksuale. Mund të flasësh me mjekun për barna që nuk ose ndikojnë më pak në rënien e libidos. Po ta gjesh fajtorin që ka marrë peng sex appeal-in tënd, ke shanse për ta ripasur atë. 

Të menaxhosh libidon në rënie

Duhet t’i diskutosh këto probleme, qoftë edhe me një specialist. Nëse lëkundjet hormonale po të krijojnë shqetësime, ka shumë terapi pë to.
Si fillim, kontrollo mjekimin aktual dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
Fol me partnerin.
Mbaje ndezur  zjarrin: bëj banja të ngrohta para aktit seksual, zgjate fazën e “nxehjes”, bëjini masazhet pjesë të lojës, ndrysho rutinën seskuale, eksperimentoni me pozicionet, diskutoni fantazitë seksuale
Përdor lubrifikues.
Ruaj një stil jete të shëndetshëm, nëse je marrë me sport, stërvitu më shpesh dhe konsumo alkool në doza më të vogla.
Bëj ndonjë aktivitet që ndihmon për të menaxhuar stresin si  akupunktura, biofeedback-u, joga

Hormonet, në shqyrtim

Disa gra, sidomos në vendet perëndimore, kur e kuptojnë që fuqia e tyre joshëse po bie, kërkojnë receta për një dozë testosteroni duke menduar që ajo do e sistemojë problemin. Në të vërtetë organizatat mjekësore ende nuk e kanë shpallur testosteronin si një terapi për të kuruar rënien e libidos, edhe pse prej studimeve paraprake dhe disa anekdotave të përhapura,  e konsiderojnë si zgjidhjen e problemit. Një xhel me pak përmbajtje testoroni do ia vlente të merrej parasysh, por mos harro që nuk është ende një trajtim i aprovuar dhe nuk ka të dhëna nëse është i sigurt në një kohë të gjatë. Gratë që trajtohen me testosterone duhet të monitorohen për rritje të pakontrolluar të lipidos, të qimeve dhe akneve.
DHEA është një hormon tjetër që promovohet si rritës i dëshirave seksuale.  Por ai tregtohet si një suplement ushqimor, jo si një medikament mjekësor. "Mund të merret një dozë shtesë 25-50 mg në ditë. Po nëse niveli është normal, nuk ka arsye për të marrë DHEA shtesë”thonë mjekët.

Nëse vendos të përdorësh një terapi alternative njofto edhe mjekun që të ketë kujdes për efektet anësore dhe kundërindikimet.
Megjithatë mos harro që përveç ndikimit të menopauzës, është normale që libido të bjerë me moshën. Midis moshës 55 dhe 65, aktiviteti seksual ngadalësohet si për burrat dhe gratë, por nuk duhet të dorëzohesh. Jeta seksuale mund të vazhdojë gjatë.

Benefitet e një jete seksuale të shëndetshme:

 

Është llogaritur që për 30 minuta seks aktiv digjen 200 kalori.
Seksi i rregullt ndihmon qarkullimin e gjakut dhe lubrifikimin.
Po të bësh  seks tre herë në javë mund të bëjë të dukesh dhe të ndihesh dhjetë vjet më e re, kështu edhe vetëvlerësimi rritet.
Seksi është sporti më i sigurt që do kesh mundësi t’i gëzohesh ndonjëherë.
Seksi çliron endorfina në gjak duke krijuar një ndjesi euforie që mund të ulë depresionin.
Seksi shërben si shkarkues stresi. Është dhjetë herë më efikas sesa Valiumi.
Seksi mund të qetësojë dhembjen e kokës duke çliruar tensionin e enëve të gjakut në tru.
Seksi është një antihistaminic natyral që mund të ndihmojë kundër astmës dhe alergjisë nga poleni.
Seksi mund të ulë nivelin e kolesterolit duke bërë që peshorja HDL/LSL (i mirë/i keq) të peshojë në anën e (mirë) HDL.
Seksi i rregullt mund të rrisë nivelin e estrogjenit. Estrogjeni u jep flokëve shkëlqim dhe e bën lëkurën të lëmuar, ul rrezikun për dermatite dhe skuqje të lëkurës.
Akti seksual nxit prodhimin e oksitocinës që të jep edhe ndjesi të tjera të mira.
Seksi mund të të ndihmojë të flesh mirë sepse nivelet e oksitocinës, hormon që sjell gjumë, mund të jenë pesë herë më të larta sesa zakonisht gjatë aktit.

Përtej hormoneve

Duhet të flasësh me mjekun dhe partnerin për këtë situatë. Kjo është koha për të forcuar komunikimin me partnerin, të cilit nëse ia shpjegon si ndihesh do  kuptojë më mirë çfarë po ndodh dhe ti do rifitosh besimin. Nëse e keni të pamundur për seks  mund të gjeni një formë tjetër kënaqësie, rëndësi ka të ndiheni njëlloj mirë bashkë.
Të kalosh menopauzën mund të jetë rraskapitëse. Të ndihesh mirë me veten kur gjithçka po ndryshon nga përmasat trupore te jeta seksuale, mund të jetë sfiduese. Por gjithmonë, mund të gjesh zgjidhje, edhe johormonale për të gjallëruar jetën seksuale.
Me të kaluar nga dera e perimenopauzës, duhet ta menaxhosh vetë të ndjerit seksi.  Me përkushtim të vazhdueshëm mund ta rikthesh potencialin joshësh dhe të ndihesh seksi gjatë menopauzës dhe përtej saj.

Si e përballojnë gratë në karrierë këtë cikël të jetës?

Nëse hedhim sytë mbi disa nga femrat më në zë të kohës, do zbulojmë shumë fakte interesante mbi mënyrën si ato janë përballur me menopauzën. Që nga aktoret famshme të humorit si Whoopi Goldberg deri tek simbolet e seksit si Demi Moore… e kanë kaluar ose janë duke kaluar menopauzën!
Ja dhe një sekret… duhet një sex simbol si Samantha Jones nga ‘Sex and the City’ për ta kthyer menopauzën në një ‘lojë’ ushqimesh biologjikë dhe vitaminash! ‘’Po e kaloj menopauzën me një shumëllojshmëri vitaminash, shumë gjumë dhe sigurisht shopping. Një grua me konfidencë asnjëherë nuk mposhtet nga frika e moshës’’- ka thënë Samanta në intervistën e saj rreth kësaj cështjeje. Kjo është diçka që jo të gjitha femrat mund ta mendojnë gjithë kohën, pastaj ‘frika nga mosha’ është një nga 6 frikërat bazë të çdo njeriu! Por pjesa e gjumit dhe vitaminave është diçka që çdokush mund ta provojë…ahh dhe shopping sigurisht! Është e rëndësishme të dish se je gjithmonë ti ajo që zgjedh kur vjen puna tek trupi dhe shëndeti yt. Tregohu e hapur kur vjen puna tek zgjedhja e hormoneve dhe kurave të lehta sigurisht duke marrë të gjithë informacionin e mundshëm rreth tyre.

Demi Moore, i ka mbijetuar ndarjes me Ashton Kutcher, krizave që e çuan në spital dhe shfaqet në formë të përkryer me bikini ndërkohë që është plot 51 vjeç

Demi Moore është një nga femrat e që kanë kaluar me sukses menopauzën. Si? Me ushtrime, joga dhe meditim… sigurisht dhe duke u martuar me një burrë më të ri se vetja. Duhet ta pranojmë një bukuri si ajo e Demi-t nuk është e lehtë të mposhtet as në moshën 51 vjeçare.

Sharon Stone në emisionin e Oprah Winfrey-t ku ka folur për "të moshuarin bukur"

“Shumë nga femrat që kam takuar e shohin menopauzën si fundin e botës” – thotë Oprah dhe sigurisht që ‘mbretëresha e optimizmit’ nuk e sheh ashtu këtë fazë. “Kam kuptuar që është një moment kur ti mund të rindërtosh vetveten, pas shumë vitesh përkushtimi ndaj njerëzve të tjerë më në fund do drejtosh sytë nga karakteri yt’, thotë ajo. Gjithmonë fjalët e Oprah do të ngelen fjalë të vlefshme per çdo femër dhe një tjetër këshillë që jep ajo është : mos u shqetësoni më shumë seç duhet, mosha në fund të fundit duhet te ngelet një numër.

# foto

Po, po edhe yjet e muzikës e përjetojnë menopauzën. Madonna! Ajo thotë se është penduar për mënyrën si e ka kaluar menopauzën. “Duhet ta merrja më me lehtësi –pranon Madonna,- nuk është aq e keqe saç duket, e rëndësishme është mosha dhe forma që ti i jep vetes.

Pa kuptuar anët pozitive të menopauzës ajo nuk do bëhet më e mirë. Disa nga këto anë janë: koha që do i kushtosh vetes, fokusimi  në përjetimin e çdo dite sikur të ishte e fundit dhe të kuptuarit që je ende në gjysmën e rrugës… kështu pra kokën lart sepse mosha vjen me dhuratën e zgjuarsisë, respektit për veten dhe besimin. Kjo po që është seksi!

Kapaciteti i gjërave që një grua mund të mësojë rritet gjatë menopauzës. Mund të mësoni një gjuhë të huaj, të studioni libra edhe të praktikoni sporte mendore si joga dhe meditimi. Menopauza ndikon mbi konfidecën e një gruaje, por nëse shikoni mirë rreth e rrotull do vini re shumë gra të cilat nuk janë mposhtur aspak nga menopauza. Shihni Meryl Streep, Helen Mirren, Sharon Stone dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. A duken ato të mposhtura nga menopauza? Jo! Sepse edhe konfidenca dhe të ndjerit seksi është një çështje mendimesh dhe aktiviteti. Kujtojmë prapë Samantha-n e “Sex and the City” që ndihej sexy dhe nuk donte të hiqte dorë nga kjo. Rezultati shihet në fund të “Sex and the City” 2.

Nëse e lë veten pasive gjatë kësaj periudhe, atëherë makthet tuaja më të këqija do të bëhen realitet. Si gjithmonë… kujdes me mënyrën tuaj të jetesës, pasi jeni ju që vendosni se cilën anë të medaljes do të zgjidhni.

Madonna, mbretëresha e Pop-it nuk e lë fronin as në moshën 56 vjeçare
Meryl Streep, aktorja që ruan pamjen natyrale dhe pse vitet kalojnë
Sharon Stone, viti 2014, 56 vjeç
Mirren 62 vjeç në këtë foto, 365 ditë pas fitimit të Oscar-it në 2007