Komeditë romantke, thashethemet, produktet kozmetike besohet të jenë ekskluzivitet i vajzave, por jo gjithmonë është kështu.

Shumë përfaqësues të gjysmës së fortë të njerëzimit janë gjithashtu shumë të ndjeshëm për këto teme dhe shumë të tjerë, edhe pse shpesh herë nuk kanë guximin t’i thonë.

Cilat janë këto “gjëra vajzash” që djem i adhurojnë? Ne po ju sjellim rrëfimet më interesante lidhur me këtë temë të botuar në Reddit.com.

 

Thashethemet…shokët duhet ta dinë se sa “e keqe” është partnerja
E kush tha që vetëm vajzat merren me thashethemet. Djemtë e kanë treguar se janë më të zotët se se në këtë drejtim, edhe pse hiqen sikur nuk janë të tillë.
Shumë djem pëlqejnë të bëjnë pazar, por shshttt…askush nuk duhet ta dijë
Nëse më parë ekzistonte në diferencë shumë e madhe mes djemve dhe vajzave për sa i përket pamjes së jashte, në ditët e sotme ajo sa vjen dhe zvogëlohet edhe më shumë. Mos na thoni që nuk i keni parë qendrat tregtare në Tiranë të mbushura nga djemtë.
Kërcimet seksi, aq më tepër pasi kanë pirë disa gota alkool
Këtu na pëlqen. Sa të lezetshëm bëhen kur bëjnë kërcime të tilla. Për këtë nuk kemi kundërshtime, le të na e heqin eksluzivitetin.
Djemtë besojnë fort se nuk ka asgjë më të mirë pas një dite të vështirë se një dush dhe një gotë verë
Pak nga pak po marrin edhe nga zgjuarsia jonë. (shaka)Për ne vajzat kjo është ideale, ja që qenka dhe për meshkujt, edhe pse na bëjnë sikur futen në vaskë vetëm se i “detyrojmë” ne.
Maskat në fytyrë
Hmm nuk dimë tat hemi nëse duken bukur apo jo, por ja që jo vetëm vajzat kujdesen për lëkurën dhe kjo është gjë shumë e mirë. Le ta bëjnë atëherë kur ne nuk i shohim.
Ata “vdesin” të qëndrojnë me duart në bel, e keni vërë re?
Nëse i hidhni një vështrim mënyrës sesi djemtë qëndrojnë kur presin: me duart në bel. Edhe këtë e bëjnë si ne, megjithëse duket shumë ndryshe tek ata. Nëse ua themi kurrsesi nuk e pranojnë.

 

Adhurojnë koktejlet e vajzave, të ëmbla me copa frutash
‘Dua një koktejl të fort me alkool’. Ok, kështu do thotë. Nese ne porosisim një koktejl pa alkool me fruta, të njëjtën gjë bën dhe ai…hmm jo, s’duket se kush është mashkulli këtu. Prandaj detyrohet të marrin një shumë të fortë me alkool.
Burrat gjithashtu shikojnë komedi romantike.
Për të qenë të sinqertë, herë pas here ata derdhin lot ... vetëm se sigurohen që ne të mos i shohim.
Ju mund të jeni i sigurt se burrat nuk do ta mohojnë vetëkënaqësinë e krijimit të një fotoje të mrekullueshme.
Ok. Këtu nuk ka asgjë të keqe. E bukura i pëlqen gjithkujt.
Edhe meshkujt këndojnë në dush
Oh këtë nuk e mendojmë dot si duken teksa këndojnë në dush.
Adhurojnë përqafimet
Burrat nuk mund të jua tregojnë këtë, por përqafimi është provuar të zgjat jetën dhe patjetër, ju jep dhe shumë gëzim. Shpesh në vajzat jemi paksa egoiste dhe duam vetëm të përqafohemi, por fundja ne e themi që na pëlqen kjo gjë, meshkujt nuk e pranojnë.