Një gjë është e sigurt! Që asnjëherë nuk do të marrim vesh se çfarë mendojnë fiks meshkujt. Megjithatë kjo ka edhe anën pozitive, pasi kështu ruhet magjia mes dy gjinive. Gjithsesi ne nuk kërkojmë të futemi në thellësinë e mendjes së tyre, por të kuptojmë pak a shumë se çfarë pëlqejnë dhe çfarë jo. Edhe pse mund të themi që disa gjëra bazë i dimë, megjithatë ka disa veprime që ne vazhdojmë t'i bëjmë sepse na pëlqejnë, pa e ditur nëse atyre u pëlqen apo jo…

Më poshtë do të gjeni një listë për të kuptuar më mirë disa situata:

Postime pa fund në rrjetet sociale: mbase ty të pëlqen që çdo aktivitet ta pasqyrosh në rrjetet sociale për sa më shumë like, por duhet të dish që meshkujt zakonisht nuk merren me jetën sociale. I vetmi rast në të cilin ata mund të hyjnë të shikojnë profilin tuaj është kur sapo jeni njohur, për të kuptuar më shumë rreth jush, ose për të parë ndonjë foto plazhi. Epo... Ndaj nëse je duke postuar për atë, më mirë mos e bëj sepse e vetmja gjë që do arrish është të bëhesh e mërzitshme.

Teprimet stilistike dhe jo vetëm: po, është shumë gjë e mirë të kujdesesh për pamjen tënde, por vetëm në rastet kur e bën për t’u ndier mirë me veten. Sepse nëse e bën për meshkujt të jesh e sigurtë që nuk do të funksionojë. Si ta themi më thjeshtë? Kur vishesh për të rënë në sy, sigurisht që do të biesh, por vetëm kaq! Nuk ke për të gjetur mashkull, sepse gjysma e tyre do të të tallin dhe gjysma tjetër do të konsiderojnë si jo serioze. Nuk e themi ne, fjalët e tyre trasmetojmë.

Mënyra baby talk: kjo nuk është se nuk iu pëlqen vetëm meshkujve, por edhe shumë vajzave “normale”. Sado naze që të bësh, duhet të mposhtëtsh këtë lloj të foluri.

Femra që pi dhe dehet: nuk e dimë pse ka qarkulluar diçka e tillë, por të jeni të sigurta që një femër që pi më shumë se mashkulli nuk pëlqehet. Nëse keni dëgjuar për masën, aplikojeni!

Sekretet: është gjë e mirë të mos hapesh menjëherë te një mashkull që sapo ke njohur, por edhe misteri i tepruar bëhet shumë i lodhshëm dhe acarues. Kështu që lereni tipin femme fatale dhe flisni në mënyrë normale.