Kjo është një ëndërr eksituese, në fakt. Zgjohesh gjithë djersë dhe me bashkëshortin në krah. Por ai që ishte rreth teje në ëndërr nuk ishte bashkëshorti po ish-i. Çfarë po të ndodh?

Nuk ka vend për t’u shqetësuar. Të shikosh ëndërr sikur bën seks me dikë që ka qenë pjesë e së kaluarës nuk do të thotë që martesa apo lidhja aktuale është në krizë – ose që do të rikthehesh me ish të dashurin. Sipas studimeve, ëndrrat e seksit, në përgjithësi, përbëjnë rreth 8 për qind të të gjitha ëndrrave që shohin meshkujt dhe femrat. Por studiuesit debatojnë, në të vërtetë, për kuptimin që mbartin këto lloj ëndrrash, pavarësisht faktit që ëndrrat e seksit janë më të rralla.

Kuptimi më i zakonshëm pas 'seks me ish-in' në ëndërr është nevojë për të rindezur pasionin në jetën tuaj intime. Sapo të keni marrë një sinjal të tillë në ëndërr, merrni mesazhin për ta ndryshur jetën seksuale dhe për të bërë gjëra edhe më interesante. Nëse me bashkëshortin ke një marrëdhënie të rregullt, atëherë sinjali që të vjen nga ëndrra është për të kujtuar çfarë ndodhi një natë më parë lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të identifikosh “problemin”.

Seksi me një ish mund të lidhet edhe me situatën e fundit me partnerin aktual. Sapo keni nisur të kaloni disa momente bashkë, rrethanat apo fëmijët ju kanë ndaluar dhe nuk zgjati. Ëndrra me ish-in është tregues i diçkaje të ndërprerë e të papërfunduar. Nisur edhe nga gjendja emocionale, këto lloj ëndrrash janë një tregues i qartë se nuk e keni shëruar akoma veten nga e kaluara për t’u fokusuar në të tashmen.