Timothy Chee, 25 vjeç, e dinte që prej javës së pari që do të martohej me gruan e tij aktuale Candice Catherine. Në javën e dytë që ata u lidhën ai i dërgoi një letër dashurie që fillonte me gërmën e madhe “W.” Candice iu deshën tre vite për të kuptuar se ajo "W" ishte gërma e parë e pyetjes më të bukur që mund t’i bëhet një femre të dashuruar… “W-I-L-L Y-O-U M-A-R-R-Y M-E”. Do të martohesh me mua?

“Unë dhe Tim nuk jetojmë larg me njëri-tjetrin, por kënaqemi shumë kur shkruajmë në letër ato që ndiejmë për njëri-tjetrin. Sepse kemi kujtime pafund, të cilave mund t’iu rikthehemi”, thotë Candice për Daily Mail Australia: “Unë nuk para surprizohem, por kjo më befasoi totalisht”.

Propozimi ishte më shumë se perfekt, siç tregon ajo.

U zgjova në mëngjes dhe në krah gjeta një letër në të cilën shkruhej se duhet të vishesha dhe të përgatitesha. Kur hapa derën gjeta petale trëndafilash dhe qirinj kudo në tokë... kuptova menjëherë atë që do të ndodhte në vazhdim. Ai qëndronte në sallon dhe rreth tij ishin të gjitha letrat që më kishte dërguar ndër vite. I lexuam të gjitha një nga një dhe kujtuam momentet tona më të bukura. Më pas ai përzgjodhi disa nga letrat dhe më kërkoi të hidhja një sy”.

Ata kanë qenë shokë të ngushtë para se të fillonin lidhjen dhe siç thotë Candice e kishte kuptuar shumë herët që ai ishte mashkull romantik. Më shumë se romantik do të shtonim ne...