Pyetja e lexueses për këshilltaren e Elle, E. Jean: “Unë e dua të fejuarin tim, por pas gjithë ndihmave dhe sugjerimeve sesi e doja unazaën, ai mori një që është e bukur, por nuk është ajo që do doja të shihja në dorë gjithë jetën. Dua ta ndryshoj. Është e lejueshme? Burri i duhur. Unaza e gabuar.”

Përgjigjja për Znj. Burri i duhur: Një zonje i lejohet të hapë temën e unazës së shëmtuar gjatë një rasti të vetëm: viti i pestë i martesës. Është, sigurisht, e lejueshme t’i shkulësh flokët burrit apo t’i bërtasësh kur je duke lindur fëmijën e parë, duke pasur në mendje unazën, por jo e domosdoshme. Por t’i thuash djalit, që me aq ëmbëlsi zgjodhi unazën, që nuk do ta shohësh në dorë, para se të kalojë të paktën pak kohë, aq më tepër kur ai të ka zgjedhur një unazë "të bukur", është një sjellje prej një vajze zemërgur dhe aspak etike.

E.Jean qenka kategorike!