Ajo ngriti supeve rripat e hollë të fustanit të zi, shtoi të kuqin e ndezur në buzë dhe me një buzëqeshje të ndrojtur vështroi imazhin e saj në pasqyrë. Mashkulli përballë saj ndoshta nuk e kishte vënë re veshjen luksoze, edhe pse ajo qëndronte përballë tij. Pak rëndësi kishte ky detaj në takimin e tyre...sepse ai kishte nisur ta zhvishte me nxitim, sepse për këtë qëllim kishte udhëtuar nga Parisi drej saj. Kishte paguar një çmim të shtrenjtë jo për të si individ, por për gjithçka të shtrenjtë që rrethonte jetën e saj. Ai ishte klienti i radhës, dhe ajo vendosi të ishte shoqëruesja e tij e seksit. Aroma e parfumit francez shpërndahej në dhomë, ndërsa ata u takuan në një suitë hoteli super luksoz për të vazhduar eksplorimin e njëri-tjetrit sipas mënyrës së tyre.

Prostitucioni në Indi është i paligjshëm, por ka miliona vajza pa fat, që janë të detyruara ta ushtrojnë atë. Ka një rritje në masë të numrit të femrave që tregtojnë vullnetarisht trupin e tyre. Njihuni me Kajal Verma, 24 vjeçaren simpatike që ndjek studimet e larta në një prej universiteteve më prestigjioze në Dehli. Edhe para se të niste arsimimin e saj, ajo kish gjetur punën e saj "perfekte" që ofron orare të përshtatshme dhe shumë para. "Unë i përkas një familjeje të klasës së mesme nga India e veriut dhe nuk mund të përballoj një jetesë pa punuar diku. Shfrytëzoj kohën time të lirë për të fituar disa para", tregon Kajal, e ndërsa flet mban në duar celularin e ri, ndër më të shtrenjtët të prodhuar kohët e fundit.

Ne jetojmë në një shoqëri që gjykon njerëzit me profesionin e tyre. Një mjek ose inxhinier konsiderohet një profesion shumë i respektuar, ndërsa një piktor ose një balerin mund të mos vlerësohet shumë për zgjedhjen e profesionit. Një vajzë që qëndron në shtëpi gjatë gjithë kohës konsiderohet një grua 'ideale', ndërsa ajo që kthehet në shtëpi vonë i bën të gjithë të spekulojnë dhe të thashethemojnë për të gjatë gjithë kohës. Le të mos përfshihemi mandej në diskutimin për atë çka shoqëria mendon rreth një vajzë që zgjedh të bëhet prostitutë!

Kajal është një nga ato prostitutat e luksit, me një çmim të lartë që ka hyrë në këtë profesion me zgjedhje dhe nuk kanë asnjë shqetësim rreth kësaj. "Ju shisni trurin tuaj, ne shesim trupin tonë! Shoqëria jonë është ende shumë gjykuese. Nëse një djalë dhe një vajzë pasi njihen përfundojnë në një raport seksual bashkë është diçka e pranueshme, por nëse djali paguan që vajza të bëj seks me të është joetike. Pse ky diferencim?", thotë ajo.

Në klientelën e saj përfshihen burra biznesi, inxhinierë, avokatë, mjekë, arkitektë dhe të tjerë me prejardhje të arsimuar. Kajal mendon se asnjë profesion tjetër nuk do t'i kishte ofruar një ekspozim të tillë. Ajo kohët e fundit shkoi në një udhëtim të paguar në Australi me një nga klientët e saj, i cili e prezantoi atë si të dashurën e tij. Kajal ndjen se puna e saj është shumë më tepër sesa thjesht një marrëdhënie seksuale. "Unë duhet të jem në gjendje të kem një bisedë të mirë me çdokënd dhe të kem informacion për një larmi tematikash." Një grua e lexuar është në të vërtetë një kthesë për shumë burra. Duhet të jem e rrjedhshme në anglisht dhe të mësoj gjërat bazë mbi etikën e sjelljes në tryeza biznesi, pune, familjare, etj ", thotë ajo. "Dhe natyrisht, unë shpenzoj një shumë të mirë parash çdo muaj për të qëndruar në formë perfekte fizike dhe kujdesem edhe për lëkurën time". Ndërsa, në rrëfimin e saj ajo zbulon të tjera detaje interesante nga jeta e një prostitute luksi, duke shpalosur edhe dëshirat e çmendura të meshkujve që paguajnë për trupin e saj. "Burrat janë të çmendur pas BDSM-së, ndonëse shumë prej tyre nuk e dinë saktësisht se çfarë është kjo gjë. Unë sigurohem gjithmonë që ne të përdorim masa mbrojtëse edhe pse pjesa dërrmuese e partnerëve të mi deri më sot nuk e pranojnë këtë gjë. Unë nuk harroj që të kujdesem për shëndetin tim, është parësori për mua, ndaj bëj shpesh kontrrolle mjekësore dhe konsulta me mjek. Siç e shihni nuk është kaq e thjeshtë të jesh një prostitutë...", e mbyll bisedën 24 vjeçarja indiane Kajal Verma.

Burimi: India Times