Ne shqiptarët jemi popull që e shprehim dashurinë në disa forma të “ çuditshme”. Kur duam dikë shumë, qoftë mamaja, babai, vëllai, motra, fëmija, bashkëshorti/bashkëshortja, nuk gjejmë aq shumë fjalë sa për t’jua shprehur dashurinë. Nuk besojmë se ka njerëz të tjerë në botë që kur e duan shumë dikë, i thonë “të hënksha zemrën”. Epo ne shqiptarët e bëjmë, dhe kjo është diçka që na bën më të veçantë. Për këto shprehje të dashurisë së shqiptarëve kur duan dikë do të shkruajmë sot. Më poshtë ju mund të lexoni disa nga këto shprehje vërtet “perlë”, që një shqiptar përdor kur e do fort dikë;

1-Të hënksha zemrën

2- Të shtifsha në dhe sa e mirë/sa i mirë je

3-T’u bëfsha kurban

4-Vdeksha unë për ty

5-O mbret

6-O i bukuri i dheut

7-Më raftë një pikë, sa i mirë/sa e mirë je

8-Më kënaqe zemrën

9-Të paça o Zot

10-Do të të ha fare