Ishte ditë e dielë, data shënonte 31 dhjetor. Një vajzë e re me emrin Ester, edhe pse në një ditë pushimi, ndodhej në punë. Një zile telefoni bie, por Esterit kurrë nuk do ia merrte mendja se do të ishte pikërisht ajo telefonatë që do t’i jepte asaj lajmin më të mirë, ndoshta të gjithë jetës, në atë vigjilje të Vitit të Ri.

Rrjeti i supermarketeve Spar në bashkëpunim me Orion Construction, kompaninë lider në fushën e ndërtimit, dhuroi atë ditë një apartament fantastik në kompleksin rezidencial Tower Bridge 3. Fati i trokiti në derë Esterit, vajzës nga Tirana e cila sot është pronare e një apartamenti i cili shumë shpejt do të jetë vatra e ngrohtë e një familjeje të mrekullueshme.

Për të folur pak më shumë për apartamentin e fituar dhe për cilësinë e punimeve që vijnë nën garancinë që vetëm Orion Construction mund t’i ofrojë tregut të konstuksionit në vend, ne së bashku me Esterin, ishim në ambientet e Tower Bridge 3, dhe e pamë nga afër. Apartamenti është 1+1, me një sipërfaqe 61.1m2. Është i drejtuar nga perëndimi dhe ndodhet në kat të katërt të godinës. Apartamenti përbëhet nga një dhomë gjumi, ambient ndjënje dhe gatimi, tualeti si dhe një hapësirë ballkoni. Vetratat e mëdha, që janë karakteristikë e ndërtimeve në Tower Bridge 3, i japin apartamentit dritë natyrale dhe ajrosje të mjaftueshme.

Rezidenca Tower Bridge 3 është përkthimi i 1000 ëndrrave në një çelës. Projekti i realizuar nga  një studio italiane përdor teknologjinë më të lartë dhe sjell eksperiencën më të mirë europiane në konceptimet e komplekseve rezidenciale.

Por kjo nuk është e gjitha. Në Tower Bridge 3 ka hapësira të mjaftueshme të dedikuar biznesit duke e kthyer këtë rezidencë në një pikë të rëndësishme komerciale në zonën e Kinostudios.

Arkitektura "e gjelbër" është pjesë esenciale e projektit, gjë që do të bëjë të mundur përdorimin e teknologjive të avancuara për rritjen e kursimit energjitik për të gjithë apartamentet dhe njësive tregtare. 

Mos u vononi të përfitoni nga ofertat fantastike të Orion Construction dhe përfitoni financim deri në 75% të vlerës falë bashkëpunimit qe kompania ka me bankat partnere. Është koha për të kthyer ëndrrat në realitet. Orion Construction kthen jo vetëm një por 1000 të tilla, me vetëm një çelës.