Marrëdhëniet me eprorët tanë janë gjithmonë delikate. Ndonjëherë nuk dimë se si të sillemi, dhe çfarë të tregojmë ose çfarë të mbajmë të fshehtë. Gjithsesi, sot përmes këtij artikulli do ju tregojmë se çfarë shefi juaj, nuk dëshiron që ju të dini. Po, po! Ndoshta ju mundoheni t’i fshihni gjëra eprorëve, por në fakt edhe ata nuk ju tregojnë çdo gjë. Më poshtë mund të lexoni gjërat që shefat tuaj nuk ua thonë kurrë, dhe nuk duan që ju t’i merrni vesh.

1-Sa shumë vleni për kompaninë

Shefi nuk ju thotë sa shumë vleni për kompaninë, pasi ju mund të kërkoni rritje rroge ose të largoheni në një kompani tjetër.

2-Nuk ju tregon sa fitojnë kolegët tuaj

Shefat mund t’ju krahasojnë me kolegët tuaj për punën që bëni secili, por asnjeherë nuk do ju tregojnë nëse kolegu juaj fiton më shumë por bën të njëjtën punë si ju.

3-Ata e dinë që nuk jeni sëmurë të hënave, por thjesht keni dalë për jetë nate

Pavarësisht se shefi juaj mund të bëjë sikur po ju beson, kur ju i thoni se jeni sëmurë të hënave, në të vërtetë ai e di që ju keni kaluar një fundjavë të çmendur.

4-Ata e dinë që ju keni gjithë fuqinë, por nuk ua thonë

Gjithë punën në një kompani e bëjnë punonjësit. Kështu që fuqia qëndron tek ata, prandaj shefat janë të kujdesshëm që të mos ua thonë këtë gjë, pasi punonjësit mund të shkatërrojnë një kompani nëse duan.

5-Edhe ata ju luten bosave të tyre

Të gjithë e kanë gjithmonë një epror më të fuqishëm se vetja mbi kokë. Edhe pse shefi juaj mund t’ju duket “hundpërpjetë”, edhe ai i lutet dikujt.

6-Ata duan që ju ta pëlqeni

E dimë që mund të jetë e vështirë, por mund të përpiqeni.