Është e hënë, dhe vetëm fillimi i javës! Pse të mos e nisni ditën me energji pozitive, me doza optimizmi që ju shërbejnë të jeni më produktiv në angazhimin tuaj profesional? Ne të Class ju vijmë në ndihmë, duke ju ofruar 10 rregulla të arta, lehtësisht të praktiueshme për të gjithë ju. Hidhini një sy bashkë me ne dhe do të ndjeheni të lehtësuar plotësisht. Na besoni!

Fruta të thata
Bëni jetë të shëndetshme. Mos mbani karamele ose ushqime në majë të gishtave tuaj. Hani një grusht frutash të thata në mëngjes (arra, bajame, arra pishe, lajthi) dhe një fryt të freskët të sezonit në mes të pasdites.
Ujë
Pini tetë gota ujë në ditë. Mbani një shishe me gjysmë litri ujë në tavolinë dhe pijeni atë gjatë gjithë ditës, ndoshta duke vendosur edhe alarme nga kompjuteri. Mos harroni: hidratimi i vazhdueshëm i bën mirë trupit dhe mendjes suaj.
Lëviz
Parkojeni makinën tuaj disa qindra metra larg nga vendi i punës dhe bëni një shëtitje të këndshme gjatë pushimit të drekës. Ecja ju ndihmon të digjni kalori, të largoni stresin dhe relaksoni trurin tuaj.
Dreka
Vakti më i rëndësishëm. Mos e lodhni veten me porcione të mëdha ushqimi dhe kalori me shumicë: pasi të hani, do të uleni në kompjuter dhe nuk do të jeni në gjendje t'i shkatërroni shpejt dhe do të ndiheni të rënduar dhe pa energji. Në vend të një pice, zgjidhni një sallatë me përbërësit e stinës.
Relakso qafën
Nëse shpenzoni shumë orë para kompjuterit, bëni ushtrime të shpeshta për të qetësuar qafën, supet, por edhe krahët tuaj, por mos harroni të bëni dhe rrotullime të gishtave të dorës dhe secilës dorë më vete. Nëse përdorni shumë telefonin, përdorni kufjet.
Rregullo monitorin
Për të shmangur dhimbjet e kokës ose tendosjen e syve, ajo duhet të vendoset në një distancë prej 45-70 cm larg nga sytë. Pjesa qendrore e monitorit duhet të jetë në nivelin e syrit
Bëni pushime të vërteta
Pa email dhe çështje pune. Stresi mund të kompromentojë sistemin imunitar, duke rritur rrezikun e sëmundjeve. Pushimet përdoren për rigjenerimin.
Duaje veten
Vendosni pasionin në atë që bëni, jini të vetëdijshëm për kufizimet tuaja, pushoni kur jeni të lodhur, bashkëpunoni me qetësi me kolegët, respektoni dhe respektohuni nga shefi juaj dhe gjithçka do të ecë sipas parashikimeve tuaja.
Mbani skrivaninë pastër
Tastiera, mousi dhe telefoni fshehin mijëra mikrobe që mund të mbijetojnë për ditë të tëra. Pastroni me dezinfektues çdo dy / tre ditë vendin ku punoni.
Shmangni ose menaxhoni stresin
Sindroma Burnout, një formë e lodhjes nga puna e tepërt, komprometon sistemin imunitar dhe ndërhyn në gjumin dhe përqendrimin tuaj.