Fatkeqësisht, stresi është i pranishëm kurdoherë në përditshmërinë tonë. Por lajmi i mirë është që ne mund të shpëtojmë  prej tij përmes disa mënyrave të thjeshta. Një metodë që po përdoret gjithnjë e më shpesh është ‘Meditimi i çokollatës’.

Hapni një pako me çokollata e nuhasni aromën.

Këpusni një copë dhe ekzaminojeni me sy para se ta hani.

Kur ta fusni në gojë, mundohuni ta mbani me gjuhë e ta lini të shkrihet.

Në qoftë se mendimet tuaja ju çojnë diku tjetër, thjesht zbuloni ku kanë vajtur, mos i gjykoni.

Kthehuni në moment e ndieni çokollatën që ju shkrin në gojë.

Përsëriteni dhe disa herë meditimin derisa të jeni sadopak të çliruar nga stresi.