Të shohësh kangur në ëndërr është diçka shumë e rallë, kjo për faktin se ato jetojnë në vende specifike të botës dhe shumë prej nesh mund të mos i ketë parë kurrë përballë.

Nëse shihni një të tillë, ajo ka simbolika të veçanta. Xhepi i kanguri tregon instiktin e nënës që po kaloni. Mund të jetë një shenjë, për ju që jeni në një lidhje se së shpejti mund të bëheni prindër, por ende nuk e dini.  Detajet në ëndrrën tuaj mund t’ju ndihmojnë ta zgjidhni këtë çështje.

Një tjetër kuptim i mundshëm është se ky simbol përfaqëson instiktin tuaj të nënës, që do të thotë ju keni marrë në mbrojtje dikë tjetër. Nëse në ëndrrën tuaj, kanguri po të lëndon, nënkupton se personi që ka marrë përsipër të përkujdeset për ju, nuk po e bën shumë mirë këtë gjë. Kjo është edhe një tregues se reputacioni i juaj (ajo çka të tjerët mendojnë për ty) po vihet në rrezik.

Ndërsa nëse keni parë kangurin që po kërcen drejt jush, ëndrra po ju dërgon mesazhin se ju duhet të merrni një vendim për të cilin jeni në dilemë kohët e fundit. Ndoshta në çështje dashurie ose pune, kanguri në ëndërr nënkupton se po hidhni një hap drejt lumturisë.