Edhe nëse nuk ke planifikuar apo listuar ndonjë objektiv për Vitin e Ri, gjithmonë ka hapësirë ​​për vetëpërmirësim. Dhe të përmirësosh veten nuk kërkon aq shumë veprime sa mund të kesh menduar, sepse të gjitha fillojnë nga ty. Sapo të jesh e gatshme për të bërë ndonjë ndryshim, e para gjë që duhet të shohësh është vetja: si të bëhesh njeri më i mirë? Shiko 8 mënyra të thjeshta për ta bërë veten njeri më të mirë në vitin 2018.

Bëhu më sociale. Gjej një shkak, një arsye a një qëllim që të pëlqen dhe shiko si mund të kontribuosh. Bëhu vullnetare çdo tre muaj për një kauzë në interes të njerëzve (ose edhe më shpesh), ose bëj një donacion. Ka një çështje të caktuar që të emocionon? Angazhohu me të.

Shiko gjithçka me një këndvështrim të ri: Herën tjetër që do jesh gati për të gjykuar, vlerësoje situatën nga një këndvështrim tjetër përpara se të supozosh apo hamendësosh. Po të praktikosh këtë rregullisht, do ta ndihmosh veten në qetësimin e refleksit të gjykimit dhe do ta nxitësh më shumë me dhembshuri.

Merr përgjegjësi: Është e lehtë të justifikohesh gjithmonë dhe të vësh gishtin diku gjetkë, por të punosh me përgjegjësi edhe në situata të vështira është një angazhim serioz që në fund, i bën mirë vetes.

Ji mirënjohëse: Të shprehësh mirënjohjen është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar veten. Shko edhe më shumë sesa një "faleminderit" dhe përpiqu ta kthesh vlerësimin. Do ta shohësh që marrëdhëniet do të përmirësohen dukshëm.

Ndaj më shumë kohë me të tjerët: Çelësi këtu është të bësh diçka të bukur për ta ndarë me të gjithë, por pa pritur asgjë në këmbim. Nëse ke ndonjë koleg që ka nevojë për një projekt ose një mik që do të vlerësonte ndihmën për një çështje personale, lëre mënjanë egoizmin dhe jepi një dorë.

Kontrollo negativitetin: Negativiteti është ngjitës, por kështu është edhe e kundërta. Në vend që ta ushqesh veten me thashetheme ose të flasësh për gjërat e tua, mendo për gjëra të bukura dhe jepi vetes ndjesi të mira. Mjafton edhe një person për të ndryshuar gjendjen e të tjerëve.

Ji mendjehapur: Rezistoju “thirrjeve” që të imponojnë të besosh dikë tjetër dhe mënyrën e tij të të menduarit (Shih pikën # 2.) Merr një mësim të ri dhe prano faktin se nuk je gjithmonë e drejtë - një empati e vogël nuk bën keq asnjëherë.

Ji e sjellshme dhe e respektueshme, gjithmonë: Kjo nuk do shumë mend, por gjithsesi duhet rikujtuar. Pavarësisht nëse je në ditë të mirë apo të keqe, mënyra si i trajton të tjerët duhet të mbetet e njëjtë.