Në një botë të mbushur me informacion, është shumë e rëndësishme që të fitoni sa më shumë njohuri të jetë e mundur, por pa u “lodhur” shumë.

 E kush nuk do të donte që ta mësonte të gjithë mësimin si me magji? Të gjithë, por duke qenë se këtë nuk e bëjmë dot, ne do t’ju sjellim më poshtë disa këshilla se si të përftoni sa më shumë informacione të dobishme, por duke kursyer kohë dhe mundim.

Mos lexoni me zë

Kur lexojmë me zë, zakonisht e imagjinojmë veten sikur jemi duke mbajtur fjalim, rrjedhimisht edhe fjalët e shkruara përpiqemi t’i artikulojmë më saktë, më ngadalë dhe kështu humbasim shumë kohë. Çamçakëzat gjatë leximit mund t'ju ndihmojnë të hiqni qafe këtë zakon.

Mos u ndalni në çdo fjalë

Syri i një njeriu është në gjendje që të skanojë një pjesë të tekstit deri në 4 cm, i cili zakonisht përmban 3-5 fjalë. Kështu që ju nuk është e nevojshme që të ndaleni tek secila prej tyre, pasi syri e ka lexuar tashmë atë. Pra në vend të leximi, thjesht lëvizni sytë, përdorni vizionin tuaj dhe mos u përqëndroni në fjalë specifike.

Mos u ktheni pas

Teksa lexoni, ju shpesh ktheni sytë përsëri në fjalët e mëparshme me vetëdije ose pa vetëdije. Kjo gjë ju bën të shpenzoni shumë kohë.

 Testoni veten tuaj

Vendosini vetes një qëllim: për kaq orë, do të lexojë kaq faqe. E sigurt që kjo është një mënyrë shumë e mirë, që do t’ju vijë në ndihmë që të lexoni sa më shumë.