A ka gjë më të rëndësishme sesa palltoja në dimër? Po kur ajo duket si e vjetër, a ka gjë më të bezdisshme? Sa herë që shtresa e stofit mbushet me grimca të vogla, me siguri ke menduar se duhet ndërruar apo jo? Por mund ta mbash akoma si të re. Pa u shqetësuar për dëmtimin e copës. Ka disa produkte në shtëpi, të cilat i mbajnë si të reja veshjet e dimrit.

Një furçë e rrumbullkët. Nëse nuk ke një furçë të rrumbullakët që pastron shtresën e sipërme të palltos, atëherë mund të përdorësh një garzë ose edhe një furçë të zakonshme. Pasi e ke hequr pallton, të gjitha grimcat që janë mbledhur mund t’i heqësh lehtë me një garzë të lagur.

Ngjitës (izolant). Nëse nuk ke një furçë, atëherë mund të përdorësh një ngjitës (izolant) si një opsion, veçanërisht në vendet kur janë formuar grimca të vogla. Thjesht përdor izolantin disa herë dhe grimcat do të zhduken.

Letra të lagura. Edhe letrat e lagura mund të pastrojnë mjaft mirë grimcat e krijuara në stofin e palltos. Vetëm se është një pastrim i përkohshëm. Pasi e ke fshirë me letra të laguara, lëre pallton për 10 – 15 minuta derisa të thahet.