Menstruacionet janë pjesa më e rëndësishme e femrave. Ato “jetojnë” me femrat për dekada.

Ka disa vajza që për fatin e tyre të mirë i kalojnë shumë lehtë, e ndërsa për disa të tjera këtë periudhë e përjetojnë rëndë. Kur themi “rëndë” nuk është aspak ekzagjërim. Kanë dhimbje të madhe mesi, luhatje humori, luhatje temperature të brendshme, bëhen më nevrike, një periudhë ku asnjë njeri nuk mendojmë se do dëshironte të ishte përballë saj.

Gjithsesi ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i kaloni sa më lehtë.

Një shishe me ujë të nxhehtë ose corape me oriz të ngohur në mikrovalë

Kur keni dhimbje të forta barku ose mesi, ajo që ju nevojitet është vetëm një shishe me ujë të nxehtë. Gjithashtu në ndihmë mund t’ju vijë edhe një corape e mbushur me oriz, e ngrohur për pak minuta në mikrovalë. Atë mund ta vini në bark ose në zonën e mesit dhe dhimbjet do të pushojnë.

Ushqime të pasura me kalium

Ushqimet e pasura me kalium janë gjithcka që ju duhet në këto ditë. Ato ndihmojnë që të keni sa më pak dhimbje. Ju këshillojmë që të hani sa më shumë banane.

Sa më pak ushqime të kripura

Një lajm i mirë për ju vajza. Nëse më parë na është thënë shpesh se të ngrënit cokollata gjatë "atyre ditëve" nuk është aspak një vendim i mirë pasi do të kemi më shumë dhimbje, nuk është e vërtetë. Gjatë menstruacioneve, ju duhet të shmangni ushqimet e kripura dhe duhet të konsumoni sa më shumë fruta.

Zero kafeinë

Kafeina ndikon në shtimin e dhimbjeve. Është vërtetuar shkencërisht, kështu që përpiquni të mos konsumoni aspak kafeinë gjatë "atyre ditëve".