Ne shpresojmë që kurrë të mos të përballeni me një luan të uritur, të mos ju duhet të vraponi për t’i shpëtuar një rinoceronti, apo të notoni për t’i shpëtuar një krokodili. Por nëse ndodh, është e rëndësishme të dini se si të veproni në ato momente.

Në mënyrë që ju të jeni të përgatitur, Bright Side ka mbledhur disa teknika që do t’ju shpëtonin jetën nëse një ditë takoheni me një kafshë të egër.

 Luan

Nëse takoni një luan, mos ia ndani sytë. Mos ia ktheni shpinën dhe mos vraponi, pasi ndërprerja e kontaktit sy më sy do t’i japë grabitqarit kohë për të sulmuar. Mundohuni të dukeni më të mëdhenj nga ç’jeni. Ngrini krahët ose një xhaketë (si në foto). Nëse ju dukeni të mëdhenj dhe të rrezikshëm, luani do të përpiqet që të shmangë kontaktin.

Dem

Të gjithë e dimë që demin e tërheq ngjyra e kuqe, por përveç kësaj, demat reagojnë edhe ndaj lëvizjes. Kjo është arsyeja që nëse shihni se një dem po vjen drejt jush, duhet të qëndroni drejt dhe pa lëvizur. Përdorni kapelen tuaj, T-shirt ose ndonjë rrobë tjetër si karrem. Sapo ai të afrohet, hidheni larg jush dhe ai do të vrapojë pas saj.

Gjarpër

Shumica e gjarpërinjtë nuk janë të rrezikshëm dhe as helmues. 80% e kafshimeve nga gjarpri kanë ardhur në momentet që njerëzit janë përpjekur t’i kapin ato. Nëse vini re se po ndiqeni nga një gjarpër, bëni lëvizje të ndryshme me duar, dridhje të trupit, lëvizje të çuditshme (çfarë t’ju vijë më parë ndërmend). Lëvizjet do të mashtrojnë gjarprin dhe ai do të largohet prej jush. Nëse jeni kafshuar, mos thithni helmin nga plaga siç mund ta shihni shpesh në filma. Është më mirë që të lani plagën, ta mbani të lidhur shumë fort që helmi të mos lëvizë në pjesët e tjera të trupit dhe të njoftoni sa më shpejt ambulancën.

Peshkaqen

Lajmi i mirë është se në planetin tonë ekzistojnë 150 lloje peshkaqenësh dhe vetëm 20 prej tyre mund të sulmojnë një njeri. Lajmi i keq është se nëse ti je pikasur nga ai, është shumë e vështirë për t’iu larguar. Për të mos tërhequr vëmendjen e peshkaqenëve është e rëndësishme të mos bëni urinën në det ose nëse dëmtoheni dhe ju del gjak në ujë, duhet të dilni menjëherë. Ato ndjejnë erën disa kilometra larg. Nëse përballeni me një peshkaqen nuk duhet t’i ktheni shpinën, por qëndrojini ballë për ballë. Duke ia kthyer shpinën, atij i dukesh si një pre. Lëvizni ngadalë dhe përpiquni të mos ju zërë paniku. Nëse ju afrohet shumë, goditeni në sy dhe gushë, ato zona janë shumë të ndjeshme.

Shpresojmë që të mos i vini kurrë në zbatim këto këshilla.