Është e njohur se konsumi i tepërt i sheqerit nuk është i shëndetshëm.

Por, sot ne do të ndajmë me ju disa këshilla se si të përdorni sheqerin ndryshe dhe me një rezultat shumë të dobishëm.

Për të shëruar plagë

Hulumtimet tregojnë se sheqeri spërkatur mbi plagë lehtëson shërimin kur antibiotikët dhe metodat e tjera të trajtimit nuk ndihmojnë.

Scrub për buzët

Zhysni gishtin në ujë, pastaj në sheqer. Masazhoni butësisht buzët tuaja me mollëzat e gishtërinjve. Kjo metodë do të jetë shpëtim nëse keni buzë të thata ose të plasaritura: sheqeri vepron si një scrub.

Maskë për të hequr pikat e zeza

Përgatitni një përzierje me 1 lugë çaji sheqer, 1 lugë miell oriz, dhe 1 lugë qumësht. Aplikojeni atë në fytyrën tuaj të pastër dhe masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtërinjve për 5 minuta. Lëreni të thahet dhe pastaj lani fytyrën me ujë të freskët. Kjo maskë do të bëjë lëkurën tuaj të pastër dhe më të freskët.

Për të larë duart

Nëse i keni ndotur duart me vaj motori ose diçka tjetër që nuk është e lehtë për t'u hequr, sheqeri do t’ju vijë sërish në shtëpi. Thjesht përzijeni atë me një vaj, çfarë të dëshironi, dhe më pas lani duart me këtë kombinim.

Për të hequr njollat e barit në rroba

Sheqeri mund të përdoret gjithashtu për të hequr gjurmët e barit. Vendosni pak sheqer tek njolla dhe lëreni për 40-60 minuta. Rezultati do të jetë një surprizë e mirëpritur.

Për të mbajtur lulet e freskëta


Sheqeri gjithashtu mund të ndihmojë për t’i mbajtur lulet të freskëta: shtoni 3 lugë gjelle sheqer dhe 2 lugë uthull në ujin ku keni vendosur lulet. Sheqeri është i mirë për kërcellin dhe uthulla do të parandalojë rritjen bakteriale.

Pasi jeni pickuar nge bleta

Pas një pickimi të bletës, vendosni një copë të sheqerit në zonën e prekur. Do të ndihmojë për të nxjerrë helmin dhe për të parandaluar ënjtjen.