Një vajzë e apasionuar pas modës, gjithmonë ka një problem të madh,”çfarë të vesh edhe sot”? Teksa gjendet përballë dollapit që gati sa nuk po bie nga pesha e rrobave, ajo gjithmonë thotë me vete “nuk kam çfarë të vesh”.

Gjithsesi, ju që keni një shoqe fashioniste, ose jeni vetë vajza më fashion e grupit,  ja disa nga gënjeshtrat që ju i thoni miqve tuaj.

1-“Këto këpucë janë shumë të rehatshme”, ndërkohë ju po vdisni nga dhimbjet e këmbeve.

2-Nuk ndjek trendet e reja. Kam stilin tim.

3-“Do kursej, nuk do bëj shopping deri muajin tjetër”, ndërkohë po atë ditë shpenzoni për veshje.

4-Të shpenzoni 5000 dollarë për një çantë, është investim për ju.

5-Do e vesh këtë ngjyrë më shumë këtë sezon.

6-Po vij, jam rrugës.

7-Nuk jam e fiksuar pas blerjeve.

8-Nuk kam çfarë të vesh.