Është ajo periudhë e vitit në të cilën blerjet dedikuar fëmijëve janë kryefjala e të gjitha aktiviteteve të prindërve, të cilët, çdo moment mendojnë për vendin ideal që përmbush më së miri nevojat dhe dëshirat e të vegjëlve të tyre.

Meqënëse jemi në prag të filllimit të Vitit të Ri shkollor, nuk mund të mbetemi vetëm te blerja e librave dhe çantave apo aksesorëve të tjerë shkollorë, të cilat shoqërohen doemos me veshje të reja të përshtatshme dhe hera- herës edhe me pajisje elektronike të nevojshme.

Qendra Toptani ofron për të gjithë fëmijët një ekspozitor gjigand që përkëdhel kërkesat e tyre dhe plotëson më së miri çdo “tekë” të justifikuar me kënaqësi nga prindërit bujarë. Argëtim, oferta dhe dhurata, të gjitha brenda të njëjtit destinacion! Dy kate të dedikuara dhe një mori aktivitetesh ju presin në qendrën Toptani, qendrën tregëtare më pranë shtëpisë/shkollës/kopështit të fëmijëve tuaj. Ka një vend në fakt, emrin e të cilit e dëgjojmë ngado, aq shumë sa kemi filluar ta konceptojmë si pikë referimi për blerjet tona në kryeqytet, më qartë, e kemi fjalën për qendrën tregtare më të famshme në zemër të Tiranës!

Me një numër të konsiderueshëm dyqanesh që flasin në gjuhën e fëmijëve tuaj, qendra Toptani ju ofron  më të mirën për përgatitjen e tyre për bankat e shkollës por jo vetëm. Mjafton të bëni një shëtitje për të kuptuar gjithë gjallërinë që ky vend sjell pranë jush. Lokacioni është tepër i thjeshtë, të gjithë e dimë tashmë…

Dhurojini fëmijëve tuaj kënaqësinë e blerjeve nga brandet më të njohura të kancelerisë dhe elektronikës, lundrimin mes artikujve zbavitës por edhe edukativë, të veçantë e plot shumëllojshmëri. Nuk ka më lodhje për t’i gjetur të gjitha produktet që ju duhen të përmbledhur në një pikë, tashmë ka vetëm një vend që i bashkon emrat më të njohur duke ju dhuruar atë që ju duhet më shumë, cilësinë!