Duhen vetëm shtatë sekonda për një person që të krijojë një përshtypje të parë.

Në atë hapësirë ​​të shkurtër kohe, një person mund të bëjë ose të thotë diçka, pasojat negative të të cilit mund të jenë pakorrigjueshme, ose do të duhen vite për të përmirësuar atë imazh.

Bright Side ka përgatitur një listë të gabimeve të pafalshme që shumica e njerëzve bëjnë kur njihen me njerëz të ri. Lexojini me kujdes, dhe mos i bëni kurrë.

Thoni gënjeshtra në takimin e parë
Gënjeshtra është shumë e keqe, dhe një ditë dashur pa dashur ajo do të dalë. Këtë gjë kemi mësuar që në fëmijëri. Gjatë një interviste pune, shumë prej nesh mburren me disa arritje të padrejta, ose gjatë një takimi me një vajzë/djalë i kemi zbukuruar gjërat. Kjo është në dëmin tonë gjithmonë.
Përpiqesh shumë fort
Edhe nëse e ardhmja juaj varet nga ky takim, edhe nëse jeni në një intervistë në punën tuaj të ëndrrave, edhe nëse është takimi i parë me prindërit e partnerit tuaj, mos u mundoni shumë. Nëse përpiqeni që ju të dukeni shumë inteligjent, personi me të cilin po flisni mund ta interpretojë sjelljen tuaj si mburrje. Rezultati mund të jetë që ata hezitojnë të vazhdojnë të bisedojnë me ju.
Jeni shumë të hapur
Ndonjëherë një person mund t’ju pëlqejë shumë që në momentin e parë që i shihni, dhe doni të jeni sa më shumë të hapur dhe të ndershëm të mundeni. Ju ndjeni t’ju tregoni atyre historinë tuaj të jetës, por nuk është kjo zgjidhja e duhur. Nëse ju flisni shumë për jetën tuaj personale, pa mësuar gjë rreth tyre definitivisht nuk është një ide e mirë, si dhe do të dukeni përpara tyre si të papjekur dhe aspak seriozë.
Pausat e gjata në bisedë
Nëse takoni një person për herë të parë, sigurish do të diskutoni rreth disa temave të përbashkëta, pasi heshtja mund të jetë më e rëndë. Por kini kujdes, mos bëni pausa të gjata në bisedë. Jo të gjithë kanë kohë, por edhe nerva t’ju dëgjojnë ju. As mos nxitoni, por as mos jini shumë të ngadalshëm, zgjidhni një të mesme të artë. Nëse dikush iu thotë se i duhet të ikë, ju mos këmbëngulni për të vazhduar bisedën.
Jeni shumë i zhurmshëm
Gjithmonë kur takoni një person për herë të parë tregoni interes për ta njohur atë sa më shumë, por duhet të dini që të jeni sa më me takt në të folur. Ndonëse biseda mund të bëhet interesante, ju mos bëni pyetje pa fund. Shumë njerëz mund të mos i pëlqejnë të flasin për jetën private me njërëz që nuk i njohin shumë mirë.