Jeni lodhur nga njerëzit që sillen keq me ju por gjithmonë bëheni aq shumë me nerva me ta sa nuk dini se çfarë t’i thoni? Përmes këtij artikulli ne ju japim zgjidhje për këtë problem. Sa herë dikush sillet jo mirë me ju, janë disa shpehje magjike të cilat me siguri do i çarmatosin ata. Por cilat janë këto shprehje? Më poshtë mund të lexoni 7 shprehjet e zgjuara që i çarmatosin menjëherë njerëzit e pasjellshëm.

1-Faleminderit

Mjafton t’i thoni vetëm këtë fjalë për t’i lënë atij/asaj të kuptojë se ju nuk jeni me nerva dhe që ajo çfarë ai/ajo po thotë nuk ju shqetëson aspak.

2-Unë mendoj ta mbyllim këtu këtë bisedë

Nëse e shikoni që një person po bëhet agresiv ndaj jush, më mirë kërkoni që kjo bisedë të mbyllet me aq.

3-Pse po ma thua këtë? Çfarë fiton ti nga kjo gjë?

Këto pyetje janë veçanërisht efektive në mjediset e grupit, kur dikush përpiqet të ju vëjë në një pozitë të vështirë. Nëse një person i vrazhdë merr një përgjigje të qetë dhe të sigurt nga ju, kjo i shqetëson ata dhe jo ju.

4-Fjalët e tua po më lëndojnë

Nëse jeni duke diskutuar me një person që ju njeh mirë, por që për momentin ai nuk e di se çfarë po thotë nga nervat, bëni mirë t’i thoni këto fjalë që ai të matet mirë para se të flasë sërish.

5-Ke të Drejtë

Nuk ka gjë më acaruese për një person tjetër, kur ti je në mes të diskutimit dhe njëra nga palët aprovon, thjesht nga “inati”.

6-Të dua

Kjo fjalë mund të zgjidhë shumë konflikte, dhe të hapë shumë dyer zemrash. Përdoreni më shpesh.

7-Qeshni

Njerëzit që duan t’ju mërzisni, presin që ju të ndryshoni edhe mimikat e fytyrës. Por ju mos ja jepni këtë kënaqësi dhe sado të mërzitur të jeni, mos e jepni veten tuaj para tyre, por vetëm qeshni.