Gjithmonë është thënë se mosha ideale kur njeriu arrin kulmin e lumturisë është 16-21 vjeç dhe pastaj arrin sërish lumturinë në moshën 40-vjeçare. Por këto teori tashmë kanë rënë poshtë. Sipas ekspertëve të London School of Economics and Political Sciences, kulmi i lumturisë është në moshën 23 dhe 69 vjeç. Do të mendoni me të drejtë pse këto dy mosha?

Sipas ekspertëve, mosha 23 vjeç është idealja për të qenë të lumtur sepse në atë moshë njeriu ka mbaruar studimet e larta, dhe shikon përpara për ndërtimin e një karriere. Kjo është gjithashtu mosha ideale, kur ti mund të njohësh një person, dhe më pas sigurisht që vjen dhe martesa.

Po mosha 69 pse është konsideruar gjithashtu një moshë ku lumturia rikthehet sërish tek ne?

Mosha 69-vjeçare është konsideruar një periudhë e lumtur e jetës, pasi shumë njerëz janë gati të shijojnë pensionin dhe të kujdesen për familjen që është rritur pas tyre.