Mendojmë se ato që kanë një datë skadence janë vetëm ushqimet, por në të vërtetë nuk është kështu. Ekzistojnë edhe një sërë objektesh të tjera, të cilat i përdorni çdo ditë, por nuk e dini që kanë një afat kohor përdorimi dhe më pas duhet t’i zëvendësoni.

Në dhomën e gjumit

Jastëku është mjaft i rëndësishëm për të gjithë, qoftë për rehatinë, por edhe për higjienën. Ndaj, këshillohet që mos të përdorni më shumë se sa 2-3 vjet të njëjtin jastëk.

Shapkat janë një nga burimet kryesore të infeksioneve. Përdorimi i tyre i gjatë mund t’ju sjellë probleme shëndetësore, ndaj për sa kohë i mbani këshillohet që t’i lani vazhdimisht. Sidoqoftë, shapkat e shtëpisë skadojnë për 6 muaj.

Në tualet

Sfungjerët skadojnë brenda dy javëve, ndaj shmangeni përdorimin e tyre më gjatë. Ndoshta keni dëgjuar që sfungjerët mbajnë shumë baktere, e rrjedhimisht mund të shkaktojnë infeksion lëkure.

Peshqirët e dushit kanë një jetëgjatësi më të madhe, kjo për shkak të përbërjes së tyre natyrale. Ju mund t’i lani me ujë të nxehtë për të vrarë mikrobet, por gjithsesi nuk mund t’i përdorni më shumë sesa 6 muaj.

Peshqirët e fshirjes kanë një afat më të gjatë skadence. Ju mund t’i përdorni nga 1 deri në 3 vjet.

Furça e dhëmbëve duhet të ndërrohet nëse dhëmbët e saj kanë prishur, por sidoqoftë ju duhet ta ndryshoni në çdo rast brenda 3 muajve, kohë e skadencës së tyre.

Peroksidi i hidrogjenit mund të mbijetojë vetëm 2 muaj nëse e keni hapur shishen, por nëse ende jo, atëherë ai mund të skadojë pas më shumë se një viti.

Në tavolinën e make-up

Krëhëri e ka jetëgjatësinë 1 vit, por ndoshta edhe më pak. Në rast se ju përforni furçë flokësh, atëherë duhet të dini që ato skadojnë pas 7 deri në 10 muajsh përdorimi.

Parfumet që kanë vajëra esencialë në përbërjen e tyre skadojnë pas 3 vjetësh nëse janë ende të mbyllur dhe pas vetëm 2 vjetësh nëse shishja është hapur. Ndërkohë, Eau de Toilette skadojnë 4 vjet pas hedhjes në treg nëse shishja e tyre nuk është hapur dhe vetëm 2 nëse është nisur përdorimi.

Bebet

Biberoni i bebeve nuk mund të përdoret më shumë se 2 deri në 5 javë dhe arsyet për këtë janë të qarta... Bakteret që ato mund të marrin gjatë kohës së përdorimit mund të transmetohen tek bebet.

Serdilja e bebeve skadon pas 6-10 vjet përdorimi. Ndonëse mund të duket e çuditshme, në fakt ato nuk mund të përdoren për më shumë se sa kjo kohë. Materialet nga të cilat “sergiolinot” janë prodhuar dobësohen me kohën, ndaj më mirë blini një të re se sa të rrezikoni.

Në garderobë

Sutjenat duhet t’i përdorni nga 1 deri në 2 vjet. Kjo është koha e këshillueshme, pasi me kalimin e kohës dhe larjet e shpeshta ato e humbasin elasticitetin dhe nuk do të jeni komode.

Atletet gjithashtu e kanë një datë skadence. Ato mund të përdoren për rreth një vit, ose më mirë të themi pasi keni lëvizur me to për rreth 350-400 milje.

Në kuzhinë

Erëzat skadojnë pas 1-2 vjetësh, megjithatë jo të gjitha. Disa nga erëzat që përdorni në kuzhinë e kanë jetëgjatësinë vetëm 6 muaj, e më pas e humbasin aromën.

Mielli nuk mund të qëndrojë në kuzhinën tuaj për më shumë se një vit. Më saktësisht, mielli i butë skadon pas 6 muajsh, ndërsa ai i fortë pas 1 viti.

Në qilar

Bombulat antizjarr nuk jetojnë përjetësisht. Ato duhet t’i ndërroni pas 15 vjetësh, për të qenë më të sigurt se kur t’ju duhen do të funksionojnë.

Prizat e shumëfishta duhet t’i ndërroni pas maksimumi 1 deri në 2 vjet. Çdo prizë ka kapacitetin e saj, ndaj kjo kohë është e mjaftueshme që ato të konsumohen.

Disifektuesit e humbasin efektin e tyre pas një periudhe kohore. Më e mira është që pas tre muajsh që i keni në shtëpi t’i ndërroni.

Spray për mushkonjat skadon pas 2 vjetësh. Nëse kalon kjo kohë, atëherë ai nuk do të bëj më efekt.