Disa njerëz kalojnë shumë kohë në shtëpi, ndërsa disa të tjerë e kanë shtëpinë hotel. Në cilido grup të bëni pjesë, gjërat që keni në shtëpi ju stresojnë ose ju lumturojnë. Sipas ekspertëve, janë disa objekte ose veprime që ju bëni në shtëpi që po ju stresojnë pa e kuptuar. Ndoshta ju nuk e kishit vënë re, por pasi të shikoni për cilat gjëra po shkruajmë, ndoshta do të na jepni të drejtë. Shtëpia është ndjesi. Ndonjëherë ndihemi mirë brenda saj. Ndonjëherë mezi presim të dalim prej saj. Në mënyrë që të qëndroni më me dëshirë në shtëpi, hiqni patjetër këto objekte nga shtëpia. Do të ndiheni më të lumtur, na besoni. E thonë ekspertët;

Dokumente që s'ju duhen më
Gjëra të thyera
Lyerja e gabuar
Perde të mëdha
Koleksione që nuk ju sjellin më gëzim
Pasqyrat
Kujtime e fëmijërisë
Televizori që nuk e ndizni kurrë
Librat që nuk i doni më
Gjërat e fëmijëve e stresojnë mamanë si t'i pastrojë