Zonja e Parë amerikane ka ndarë një video në faqen e saj ku tregon dekorimin e Shtëpisë së Bardhë. Është një punë që me siguri e ka bërë me shumë dëshirë, siç do ta bënte kushdo. Ajo ka qenë e pranishme në të gjithë procesin e projektimit që me siguri u ka marrë shumë kohës specialistëve.

Nuk duhet të ketë qenë e lehtë, por përfundimi është vezullues. Pemë të larta të mbuluara me drita ngrihen deri në tavanë dhe krijojnë një atmosferë shumë të këndshme.

"Zbukurimet u vendosën! Shtëpia e bardhë është gati për festa! Ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe sezon të lumtur festash!", shkruan Melania në këtë postim.

Reagimet kanë qenë të shumta, disa dhe e kanë kritikuar për arsye politike, por pamja është gjithsesi shumë e bukur.