Shpesh, dollapi është shumë i vogël për rrobat tuaja. Edhe sikur të jetë i madh. Për këtë arsye, ju sjellim disa mënyra për ta shfrytëzuar më mirë hapësirën që rrobat mos të krijojnë rrëmujë dhe të kenë një vend të përshtatshëm.

Përdor një mbajtëse rrobash të lëvishme

Mos u shqetëso për blerjet e sezonit...nëse kërkon, do e gjesh hapësirën për to. Mos e tejmbush dollapin, por bli një mbajtëse rrobash të lëvizshme ose murale për në dhomën e gjumit. Mund ta mbash për veshjet me shumë vëllim apo për ato që vesh më shpesh, që t'i kesh gati sapo çohesh nga shtrati.

Shto një varëse rrobash që varet nga tavani

Nëse të duhet më shumë hapësirë dhe nuk e gjen, ndrysho filozofi. Në dysheme ka pak hapësirë duke qenë që shtrati dhe dollapi zënë shumë vend. Tavani është i lirë, megjithatë. Atje mund të varësh dy litarët që mbajnë një shufër metalike. Këto varëse mund të montohen edhe vetë dhe i japin një prekje minimaliste moderne çdo mjedisi të brendshëm.

Shto një raft këpucësh në korridor  

Ndoshta një nga obsesionet më të zakonshme, mes racës njerëzore është dëshira e pambarimtë për këpucë. Megjithatë mund ta mbani këtë zakon nën kontroll me dozën e duhur të organizimit. Shtoni një raft këpucësh në korridor. Një model prej druri natyral do të shkrihej lehtësisht me sfondin dhe do shtonte nivelet që koleksioni juaj kërkon.

Përdor varëse të vogla metalike për rripat ose shajet

Aksesorët mund të duken të vegjël, por mos lejo që përmasat e tyre të të gënjejnë. Rripat dhe shajet mund të shkaktojnë po aq rrëmujë sa veshjet më të mëdha kur nuk kanë vend. Po të instalosh varëse të vogla metalike në dyert ose muret e brendshme të dollapit do të kesh vendin e duhur për t'i varur aksesorët.

Vendosi rrobat që nuk përdorni në kosha të mbyllur poshtë krevatit

Pluhurat poshtë krevatit janë një ankth i vërtetë. Kthejeni atë hapësirë në një depo të rregullt. E dimë që nuk e hiqni dot fustanin me lule nga dollapi, por nëse nuk do e vishni më për shumë muaj, lironi hapësirën dhe vendoseni atë në kuti rrobash të mbyllura me kapakë dhe futini poshtë krevatit.