Ide të thjeshta kreative për t'u realizuar vetëm në disa minuta, me materiale që ju i keni në shtëpi!

Për të krijuar një tryezë të vecantë për Pashkët, mund të zbukurojmë pjatat me anë të një lepuri të krijuar me një peshqir / copë dhe një vezë të zier.

Çfarë na duhet për këtë?

  1 leckë/ pecetë
  1 vezë e zier
  shirita, lule të vogla dekorative

Si bëhet?

1.    Merrni nje peshqir, hapeni atë në një trekëndësh.

2.    Rrotullojeni atë duke filluar nga baza e gjatë.

3.    Merrni të dy skajet dhe kryqëzojini.

4. Në mes vendosni një vezë të zier me ngjyra të ndryshme.

5. Dekorojeni sipas dëshirës me shirita, lule të vogla, etj.

Mos u shqetesoni nëse veza do lërë ndonjë njollë boje në pecetë. Mjafton ta trajtoni paraprakisht me Deka No Comment , vëreni në proces normal në lavatrice dhe njolla do të zhduket.