Festat…finito dhe sado qё nuk na pёlqen kjo shprehje, duket tё mёsohemi tё vazhdojmё pёrditshmёrinё pa drita, zbukurime dhe glitter. Gjё e thjeshtё, fundja e bёjmё çdo vit, por vetёm pasi tё kemi mbledhur tё gjitha zbukurimet nga shtёpia pёr t’i ruajtur pёr festat e ardhshme.

Mё poshtё do tё gjeni disa mёnyra pёr tё ruajtur zbukurimet e ndryshme nё mёnyrё qё mos dёmtohen, por edhe mos ju lodhin pёr t’i hapur sёrish vitin tjetёr.

Rruazat  e ndryshme mund t’i vendosni nё njё bidon plastik bosh.

Dritat e pemёs rreth e rrotull njё kartoni nё menyrё qё mos ngatёrrohen.

Qirinjtё mbёshtillini me letёr dhe mё pas futini nё cilindёra prej kartoni nё mёnyrё qё tё mos thyhen.

Globat nё njё kuti plastike.