Lindja në makinë nuk është një gjë e zakonshme që ndodh rëndom, por kur i bashkon kësaj se foshnja që lind është edhe me këmishë (gjë që ndodh një herë në 80 mijë lindje), atëherë ngjarja bëhet edhe më e rrallë. Siç dihet, lindjet me këmishë, zakonisht janë edhe lindje me operacion cezarian, shumë të kujdesshme, sepse qafa amniotike është shumë delikate.

Por kjo që ka ndodhur para pak muajsh i kalon të gjitha imagjinatat. Se sediljen e makinës ndërsa partneri vazhdon t’i japë makinës për në spital.

Nuk ka qenë edhe aq e tmerrshme për Raelin Scurry, e cila ka postuar foton nga momenti i lindjes dhe menjëherë ka bërë për vete të gjithë rrjetin.

Në javën e 29-të të shtatzënisë, ajo ndjeu për herë të parë kontraktimet, por pas 45 minutash dhimbjesh konsistente, ajo vendosi t’i thoshte të fejuarit, Ean, ta çonte në spital.

Kontraktimet filluan të bëheshin më të shpeshta dhe më intensive, dhe e dija, e dija se po vinte koha për të shtyrë”, shkruan Raelin në profilin e saj. "Mora në telefon ambulancën sepse isha e trembur, por nuk mund të më kuptonin për shkak të ulërimave që kisha nga kontraktimet".

Më pas, ajo ia dha telefonin Ean-it dhe uli pantallonat. Kur vuri duart poshtë, ndjeu kokën e bebit.

"Shtyva vetëm një herë dhe bebi im i mrekullueshëm ishte aty", – shkruan ajo më tej. "Kur i hodha sytë poshtë, ai ishte akoma i mbështjellë me qesen amniotike."

I fejuari ishte akoma duke i dhënë makinës dhe megjithëse ambulanca e udhëzoi të qëndronin, Raelin e dinte se duhej të shkonte në spital sa më shpejt.

"Isha shumë e frikësuar, — së pari sepse fëmija ishte akoma në qese dhe unë po lutesha të ishte mirë" – shton ajo. Pastaj "e preka qesen me duar dhe ai lëvizi duart dhe këmbët, sikur të kishte dëgjuar lutjet e mia dhe donte të më siguronte që ishte mirë."

Për 7 minutat e ardhshme, derisa mbërritën në spital, vogëlushi mbete në qesen amniotike.

"I lashë doktorët që ta hapnin qesen pasi mbërritëm në spital — ata e hapën jashtë spitalit", – tregon Raelin. "E dija që ishte në gjendje të merrte frymë vetë, kështu që e lashë në duart e mjekëve.”

Falë instinkteve të pabesueshme, i sapolinduri i parakohshëm, i cili ishte më pak se 3 kg, e mori veten shumë shpejt. Raelin thotë se “pasi të gjitha kanë kaluar, unë e di që ai do të bëhet një njeri i mrekullueshëm. Ai është që tani një fëmijë i mrekullueshëm.”