Autoritetet gjermane thonë se tashmë besojnë se një infermiere, e cila është dënuar për vrasjen e pacientëve, ka vrarë të paktën 84 persona.

Niels Hoegel u dënua në vitin 2015 për dy vrasje dhe dy të tjera në tentativë në një klinikë në qytetin veriperëndimor të Delmenhorst. Por prokurorët, prej kohësh besojnë se ajo ka vrarë më shumë se aq, vitin e kaluar ata zbuluan shifrën 43.

Krimet dolën në dritë pasi Hoegel u dënua në një rast tjetër për vrasje në tentativë. Autoritetet, pas kësaj, hetuan qindra vdekje, duke zhvarrosur trupat e ish-pacientëve në Delmenhorst dhe Oldenburg.

Shefi i policisë së Oldenburg, Johann Kuehme, u tha këtë të hënë autoriteteve se tani janë të bindur që vdekjet janë të paktën 84.

Kuehme tha se shkalla e vrasjeve ka të ngjarë të jetë më e madhe, sepse shumë viktimave u janë djegur trupat.