Familja Mbretërore Britanike jeton jetën e tyre në sy të publikut, po ka diçka që jo shumë njerëz e dinë: mbiemrin.

Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Në përgjithësi ata nuk kanë nevojë për një mbiemër pasi janë aq të famshëm sa që janë lehtësisht të identifikueshëm vetëm me emrin e tyre.

Megjithatë ka disa raste kur anëtarët e familjes mbretërore duhet të përdorin mbiemrin, psh. kur ata janë në shkollë, ushtri.

Më poshtë do t’ju tregojmë se si ka evoluar mbiemri i tyre.

Para 1917, anëtarët e familjes nuk përdornin aspak mbiemrin

Në atë kohë mbretërit përdornin emrin e tyre të parë dhe emrin e shtëpisë ose dinastisë në të cilën ishin pjesë. Në vitin 1917, kur mbreti George V erdhi në fron për 7 vjet, ai vendosi të ndryshonte emrin e shtëpisë nga Saxe-Koburg-Gotha në Windsor. "Windsor" erdhi nga Wndsor Castle, një nga pronat e familjes mbretërore. Por ai nuk po ndryshonte vetëm emrin e shtëpisë. George V gjithashtu specifikonte se “Windsor” do të bëhej edhe mbiemri zyrtar i familjes mbretërore. Sot, familja mbretërore njihet ende si “Shtëpia e Windsor”, dhe në një kuptim të gjerë, të përgjithshëm, Windsor është ende emri i fundit mbretëror.

Kur Mbretëresha Elizabeta II erdhi në pushtet, ajo bëri një modifikim të lehtë

Në vitin 1947, princesha Elizabeth (mbesa e George V) u martua me Philip Mountbatten, një ish-princ grek dhe danez i cili iu bashkua familjes Mbretërore Britanike. Vetëm disa vjet më vonë, çifti i ri u fut në krye të monarkisë: babai i Elizabetës vdiq duke ia kaluar fronin asaj. Mountbatten u bë Princi Philip, Duka i Edinburgut. Në vitin 1960, Elizabeta dhe Filipi vendosën të donin të dallonin degën e tyre të veçantë të pemës familjare nga të gjithë të tjerët, shkruan Revista Class. Ata dekretuan që pasardhësit e tyre do të mbanin emrin e fundit të quajtur "Mountbatten-Windsor". Megjithatë ka një dallim: çdo anëtar i familjes mbretërore që mban titullin “Lartmadhëria e tij” nuk ka nevojë të përdorë fare mbiemër. Ata mund ta përdorin nëse kanë nevojë, por nuk është një detyrim. Anëtarët e familjes mbretërore nuk përdorin gjithmonë mbiemrin Philip Mountbatten.

Disa anëtarë të klanit mbretëror kanë përdorë vendndodhjen territoriale të familjes së tyre

Disa anëtarë të klanit mbretëror kanë përdorë vendndodhjen territoriale të familjes së tyre. Për shembull: kur princi Uilliam dhe Princi Harry shërbyen në ushtri, ato mbanë mbiemrin Uilliam Uells dhe Harry Uells - sepse babai i tyre është Princi i Uellsit. Nga ana tjetër princesha Eugenie dhe Beatrice kanë kanë mbajtur mbiemrin Eugenie York dhe Beatrice York, pasi babai i tyre, Princi Andreë, është Duka i Jorkut. Gjithashtu fëmijët e Princeshës Anne thjesht  kanë marrë emrin e babait të tyre - Phillips.

Teknikisht, emri i tyre i fundit është Windsor, edhe pse pasardhësit e drejtpërdrejtë të mbretëreshës mund të përdorin Mountbatten-Windsor nëse ata ndonjëherë kanë nevojë për të. Disa royals përdorin emrat e territorit, por shumica - duke përfshirë edhe princin e ri George dhe Princesha Charlotte - mbajnë vetëm emrat e parë.