Një çift amerikan kanë vendosur që vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë më 21 gusht, pikërisht në ditën kur ndodhi eklipsi i rrallë diellor në Amerikë, për herë të parë pas 99-vjetësh, t’i vendosin një emër unik. Çfarë emri më të veçantë mund të kishte për një të lindur pikërisht më 21 gusht në US? Eclipse Eubanks, kështu u pagëzua vajza që përshëndeti botën më 8:04 të mëngjesit në spitalin Greenville Memorial në Greenville, Karolinën e Jugut.

Sipas ABC News, Freedom Eubanks, nëna e vajzës, parashikonte të lindte brenda datës 3 shtator dhe gjatë muajve të fundit, Freedom dhe Michael Eubanks, po mendonin që vajzën ta pagëzonin me emrin Violet.

Por kur Freedom lindi në një ditë të rrallë si ajo e eklipsit të 21 gushtit – prindërit ndryshuan mendim për emrin.

Freedom e solli në jetë vajzën e dytë vetëm disa orë pas eklipsit diellor. Ajo i tregoi familjes për “goditjen shokuese” që i erdhi menjëherë për emrin unik të fëmijës, por tani mendon se ishte një ide e mrekullueshme. “Mendoj se duhet të ndodhte, emri i saj ishte vendosur”, – ka treguar ajo.”

Spitali Greenville Memorial, ndërkohë, i ka dhuruar të sapolindurës një komplet paliçetash ‘total solar eclipse’. Shumë cool, apo jo? Gjithashtu, Greenville Memorial ka ndarë edhe në faqen zyrtare në Facebook lajmin e ardhjes në jetë të Eclipse. “Njihumi me Eclipse! Ajo lindi në 8:04 a.m. në spitalin Greenville Memorial. Peshon 2.7 kg dhe gëzon shëndet të plotë. Mami dhe babi i saj bënë një zgjedhje të minutës së fundit dhe vendosën ta pagëzojnë me emrin Eclipse.”