Një punonjëse japoneze është qortuar nga shefi i saj, për "shkelje egoiste të rregullave", pasi ajo mbeti shtatzënë përpara moshës së caktuar nga kompania. Gruaja punonte në një qendër private për kujdesin ndaj fëmijëve, në prefekturën e Aikës në Japoninë Veriore, kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë.

Tashmë, me ligjin e ri, punonjësit diktohen që të caktojnë orare dhe data se kur mendojnë të martohen apo të lindin fëmijë. Mosha 35 vjeçare është vendosur si kufi se kur çiftet mund të fillojnë tentativat për shtatzëni. Një vendim i tillë është pritur me reagime të ashpra dhe sipas britanikes Dailymail, çështja pritet që t'i kalojë gjykatës për dhënien e një zgjidhje sa më optimale për të dyja palët, si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit.

Nuk e dimë se si do të pritej një vendim i tillë në Shqipëri?