1. Lexojnë çdo ditë

Liderët e suksesshëm lexojnë çdo ditë. Të lexuarit ju bën më të zgjuar, zhvillon qartësinë mendore, ul nivelin e stresit, rrit njohuritë tuaja bazë, ju bën me elokuent, zhvillon aftësitë tuaja të arsyetimit, rrit aftësitë për t’u përqendruar më shumë, përmirëson aftësitë në të shkruar si edhe është një formë e mirë argëtimi. Dhe nëse doni të jeni një lider i suksesshëm ju duhet të jeni në një proces të vazhdueshëm të lexuari, sepse njohuritë që ju merrni nga leximi janë padyshim disa prej elementeve më të rëndësishëm për të rritur potencialin tuaj të suksesit.

2. Sfidat janë shumë të rëndësishme për ta

Liderët e suksesshëm nuk mund ta imagjinojnë karrierën e tyre profesionale pa sfida të ndryshme. Sfidat jo vetëm që ju ndihmojnë për t’u rritur profesionalisht, por edhe ju ndihmon për të rritur vetëbesimin për të përmbushur pikërisht këto sfida.

3. Shëndeti gjithmonë është përparësi

Mbase për një pjesë të madhe njerëzish mund të jetë krijuar ideja e gabuar se njerëzit e suksesshëm janë të përqendruar 100 për qind në aspektin profesional, duke lënë kështu pas dore të gjitha fushat e tjera të jetës, njëra prej të cilave që ata e neglizhojnë më shumë është shëndeti. Por jo, ky është një perceptim i gabuar. Liderët e suksesshëm janë edhe ata për të cilët kujdesi ndaj shëndetit, është dhe do të jetë gjithmonë prioritet.

4. Mësojnë nga njerëzit që admirojnë

Askush nuk është i përsosur, as liderët e suksesshëm, ndaj këta të fundit mund të bëjnë gabime. Liderët të cilët mësojnë nga njerëzit të cilët ata i admirojnë dhe që i marrin këta të fundit si shembull për t’u ndjekur janë edhe ata që gabojnë më pak në rrugën të suksesit.

5. Janë planifikuesit më të mirë

Një prej zakoneve më të mira të liderëve të suksesshëm është fakti që ata planifikojnë pothuajse çdo gjë, e cila i ndihmon të jenë të organizuar dhe të sigurt në suksesin e radhës.

6. Sjellin ndër mend sukseset e kaluara

Për disa liderë të suksesshëm është i rëndësishëm fakti që t’i shkruajnë sukseset së bashku me objektivat që kanë për të arritur ditë pas ditë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë, e cila ndikon në rritjen e motivimit.

7. Rrezikojnë, edhe nëse nuk janë të sigurt

Nëse nuk rrezikon nuk mund të kesh kurrë sukses ka thënë një lider i suksesshëm. Nëse do të qëndroni gjithë kohën duke parë vetëm dizavantazhet e një projekti apo të një sipërmarrjeje nuk do të arrini të rrezikoni kurrë. Më mirë të mësoni nga gabimet sesa të mos përparoni aspak. Çdo gabim nuk është një dështim, por një mësim i nxjerrë që do t’ju bëjë më të sigurt në hapin tjetër që do të hidhni.

8. Kanë një “Pse” të fuqishme dhe frymëzuese

Edhe nëse ju mund të jeni të zënë me punë gjatë gjithë ditës, kur ju nuk keni një qëllim të caktuar, i bëni gjërat pa një objektiv të caktuar, në mënyrë të pandërgjegjshme ju mund të jeni duke ndjekur rrugën e gabuar. Kjo mund të ndodhë sepse objektivat tuaja nuk përputhen më qëllimin që ju keni, dhe në një periudhë pesë ose dhjetëvjeçare ju do të kuptoni që nuk keni realizuar asgjë nga ato të cilat keni dashur.

Burimi: Revista Monitor