Të përgatitesh për një intervistë pune nuk është asnjëherë e lehtë. Duhen marrë në kosideratë shumë gjëra: pyetjet që do ju bëhen, si të provoni që jeni kandidati më i mirë për atë vend pune, çfarë duhet të vishni ose ndoshta dhe më e rëndësishme çfarë nuk duhet të vishni.

Sot, do ju tregojmë disa këshilla të thjeshta që duhet t’i keni parasysh në një intervistë pune.

E fillojmë nga këpucët; sandalet apo shapkat nuk janë të këshillueshme. Në vend të tyre mund të vishni këpucë të thjeshta, me pak takë (mos e ekzagjeroni vajza!).

Aroma; dhe parfumi që do të përdorni në një intervistte punë është i rëndësishëm. Nuk duhet të përdorni një aromë të fortë por diçka të lehtë dhe të këndshme. Mos u parfumosni pa karar.

Dini për çfarë po aplikoni; keni vetëm një mundësi për të lënë përshtypje kështu që sigurohuni që ajo të jetë e mirë. Për shembull, në qoftë se po aplikoni për një pozicion që ka të bëjë me kreativitetin, nuk mund të shkoni atje i veshur me kostum. Zgjidhni një veshje tjetër që nxjerr në pah më shumë stilin tuaj.

Duhet të besoni në vetvete; aftësitë e ekperiencat janë ato që do ju fitojnë vendin e punës kështu që mos hezitoni t’i nxirrni në pah e t’i theksoni ato.