Jean Prince ishte 50 vjeç kur nisi të punojë për një kompani teknologjike pranë Cambridge si autore teknike, duke shkruar dokumentacionin e software. “U ndjeva me fat”, – tha ajo.

Por Jean nuk ishte e lumtur.

“Vendi i punës u bë gjithnjë e më i ftohtë dhe i ashpër”, – tha ajo. Ndihej e pavlerësuar dhe e padashur.
Sipas një studimi me më shumë se 2,000 punonjës në Mbretërinë e Bashkuar, punonjësit më të vjetër janë më të palumtur në punën e tyre se sa kolegët e tyre në moshë të re – sondazh i kryer nga kompania e burimeve njerëzore Robert Half U.K.
Një në gjashtë punonjës britanikë më shumë se 35 vjeç ishin të palumtur me punën e tyre – më shumë se dyfishi i atyre nën moshën 35 vjeç.

Rreth një e treta e njerëzve më shumë se 55 vjeç thanë se nuk ndiheshin të vlerësuar, ndërkohë që 16 për qind thanë se nuk kishin miq në punë.

Është presioni për të qenë gjithnjë në një nivel të lartë – ose zhgënjimi se mos nuk ia dilni dot mbanë të ngjisni shkallët e karrierës”. Pagat janë më të larta, por jeta nis e bëhet gjithnjë e më e kushtueshme. “Ekuilibri mes punës dhe jetës private merr kuptimin që ju të kujdeseni për fëmijët, se sa vetëm menaxhimi i stresit personal”.

“Ka një moment në të cilin ose nuk e keni arritur suksesin, ose përvoja e jetuar ju thotë që familja është më e rëndësishme”, tha Cary Cooper, një kërkuese në Manchester Business School.
Dhe ju pyesni veten: Pse po e bëj këtë gjë?

Monitor.al