Automattic, kompania teknologjike që zotëron WordPress, ka një zyrë të mahnitshme në San Francisko, me tavane të larta, bibliotekë dhe një derë të bërë me porosi. Nëse ju pëlqen ambienti, jeni të lirë që të zhvendoseni aty. Zyra u nxor me qira pasi CEO Matt Mullenweg kuptoi se shumica e punonjësve nuk po e përdornin atë. Duke u intervistuar nga Stack Overflow podcast ai tha:  “Ne blemë një zyrë para 6 vitesh, me një ofertë mjaft të mirë, por asnjë nuk e përdor. 5 persona punojnë në të dhe është 1400 m2, gati 300 m2 hapësirë secili punonjës.

“Kjo kompani gjithmonë i ka dhënë mundësinë punonjësve të saj që të punojnë të pavarur dhe ku të duan, zyra në San Francisko është thjesht një vend ku punonjësit mund të vijnë kur duan,” thotë Mullenweg.

Kompania ka zyra të ngjashme në Afrikën e Jugut, Portland, Mein dhe u jep punonjësve një buxhet prej 250 $ nëse ata duan të punojnë në një vend tjetër.

Dhe nëse ata do të punonin më mirë në Starbucks, Automattic do të paguante për kafen e tyre.

Ndërsa Automattic përqafon me zell punën në distancë, kompanitë e tjera kanë mbetur me tradicionalen. Në vitin 2013, Marissa Mayer, atëherë Drejtoreshë e Përgjithshme e Yahoo, shkëlqyeshëm përfundoi rregulloren e telekomunikimit të kompanisë, duke u thënë punonjësve se për të pasur rezultatet më të mira "ne duhet të punojmë krah për krah me njëri tjetrin."

IBM, një mbështetës i punës në distancë, i tha mijëra punonjësve amerikanë që ata duhet të fillojnë të punojnë nëpër zyra. Sipas tij, qëllimi është që fuqia punëtore e kompanisë të bëhet më e shkathët dhe të nxitet kreativiteti duke punuar afër e afër. Por për njerëzit që janë mësuar që të punojnë nga shtëpia, kjo ishte shumë e papërshtatshme dhe jo e rehatshme.

Gati çereku i punonjësve amerikanë punojnë nga shtëpia gjatë një farë periudhe, thotë Gallup.

Ka prova që këta punonjës punojnë me orë më të zgjatura dhe më fort sesa kolegët e tyre të lidhur me zyrën, por kjo gjë mund të vijë me kosto.

Elastic, një kompani software-ësh, nuk ka një zyrë qëndrorë dhe ka punësuar 500 njerëz në 35 shtete. Për të krijuar një frymë të përbashkët kompania organizon takime në SHBA dy herë në vit mes gjithë punonjësve duke investuar miliona dollarë për bileta dhe hotele.

Kur punonjësit nuk e njohin njëri-tjetrin dhe ndërveprimet e tyre të vetme janë nëpërmjet email-it, ose shërbimeve të mesazheve si Slack, "mosmarrëveshjet mund të lindin shumë shpejt", tha Banon. "Nëse nuk mund t’i shihni shprehjet e fytyrës, ju nuk mund t’i kuptoni të gjitha gjërat".

Për të parandaluar konfliktet, Elastic mban një kanal të vazhdueshëm video. “Një prej rregullave që kemi është se kur diçka arrin pikën kulmore, bëhet një lidhje me video dhe bisedohet live,” tha ai.

Burimi: Businessmag.al