Sa herë mund t’ju ketë ndodhur që një punëdhënës t’ju ketë premtuar shumë gjëra përpara se t’ju punësonte,  e ndërsa realiteti nuk ka qenë ashtu?

Pikërisht për këtë arsye, ne në këtë artikull do t’ju tregojmë 7 mashtrimet që thotë çdo punëdhënës, dhe çfarë duhet të bëni ju në këto raste.

Rritja në karrierë
Mashtrimi
: Ju premtohet se nëse punoni shumë do të rriteni në karrirë, por më pas kuptoni se vetëm të preferuarit e shefit ngjiten lart në poste.

Çfarë duhet të bëni: Zbuloni të vërtetën rreth rritjes së karrierës nga kolegët tuaj.

Ambienti ku do të punoni
Mashtrimi: Intervista zhvillohet në zyrën qendrore të kompanisë, por ju mund të përfunoni në një zyrë që mund të ketë vetëm një tavolinë me karrige dhe një kompjuter.

Çfarë duhet të bëni: Mos u trembni nga pyetja për vendin e saktë ku do të punoni.

Pozicioni i punës
Mashtrimi:
Ju merrni një punë si menaxher, por më pas zbuloni se në praktikë jeni në një nivel më të ulët ose ju ngarkojnë më shumë punë nga sa duhet të bëni.

Çfarë duhet të bëni: Kontrolloni nëse puna që do të bëni dhe paga juaj përputhet me pozicionin që ju është premtuar.

Gjobat
Mashtrimi: Kur vjen dita e pagave ju njoftojnë se nga paga juaj janë zbritur para për shkak të vonesave që mund t’ju kenë ndodhur në punë, gabimeve që mund të keni bërë.

Çfarë të bëni: Kërkoni shumën që është shkurtuar nga paga juaj. Gjobat e këtij lloji janë të paligjshme.

Puna jashtë orarit
Mashtrimi:
Ju premtuan një ditë pune 8-orëshe, por në realitet punoni 10-12 orë, dhe nuk paguani jashtë orarit.

Çfarë duhet të bëni: E vetmja mënyrë për të mësuar rreth këtij problemi është të bisedoni me ish-punonjësit e tanishëm të kompanisë.

Pagat fikse dhe bonueset
Mashtrimi: Përvec pagës, ju është premtuar edhe bonuse nëse realizoni pritshmëritë e kompanisë, por më pas ato nuk ju thonë asnjëherë që ato i keni përmbushur, edhe nëse i keni bërë realitet.

Çfarë duhet të bëni: Të gjitha shpërblimet duhet të konfirmohen me shkrim.

                                      Konkluzioni

Punëdhënësit në të shumtën e rasteve nuk janë të interesuar të përvojën tuaj si punonjës. Ajo që ato duan është: të kenë një punonjs sa më të mirë për shumën më të vogël të parave.

Prandaj, duhet gjithmonë:

Lexoni thellësisht në çdo dokument që nënshkruani.

Kërkoni për gjithçka që është premtuar të konfirmohet me shkrim.

Bisedoni me ish-punonjësit e kompanisë.