Një kompani në Japoni duket se ka gjetur kurën për punonjësit e mbingarkuar me punë, orët e gjata dhe stresin: macet.

Janë gjithsej nëntë mace që hanë, flenë dhe shëtisin në zyrën e IT, në kompaninë “Ferray”, në Tokyo.

Hidenobu Fukuda, i cili drejton kompaninë, ka menduar për një lloj politike që e ka quajtur "zyra e maceve", qysh në vitin 2000, kur iu bë propozimi nga një punonjës për të sjellë mace në zyrë. “Unë kam dhënë edhe 5000 jen (45 dollarë) në muaj për të gjithë ata që kujdesen për macet”, – thotë drejtoi për risinë në zyrat e tij.

Edhe kompani të tjera japoneze kanë menduar se kafshët në zyrë janë një kurë mjaft e mirë për të larguar stresin e punonjësve.

Kompania “Oracle Japan”, që prej vitit 1991 mban një “qen zyre”, Candy (i katërti në radhë), i cili tashmë ka edhe llogari të vetat në Twitter dhe Instagram.

Ndërkohë “Pasona Group” “ka punësuar” dy keca në vitin 2011 për t’i ndihmuar punonjësit t’i largohen stresit të punës.

Tokyo ka të regjistruara edhe 60 bare në të cilat gjenden macet dhe numri i tyre është në rritje, falë njerëzve që vazhdojnë t’i kërkojnë.

Eri Ito, i cili punon në “Ferray”, tregon se punonjësit janë shumë më të qetë dhe kompania ka më shumë shitje që kur kanë hyrë macet në të: “Macet flenë para syve tanë… është shumë qetësuese”, – thotë Ito.

Por ka edhe diçka negative në këtë mes: "Ndonjëherë macet mund të ulen mbi telefon ose të ecin mbi kompjuter duke i fikur dhe zhdukur dokumentet" – thotë ai.