David Prifti është 14 vjeç, 180 cm i gjatë, flet katër gjuhë të huaja dhe po projekton të ardhmen si aktor Hollywood-i. Ai është djali me shumë hobe i ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Së fundi, ai ka bërë për vete ndjekësit e tij në profilet me fotot artistike për “Dolce&Gabbana”, të realizuara nga Endrit Mërtiri, ku shfaqet si profesionist i zbritur nga pasarelat. Për pasionet dhe shijen  e hollë të djalit me portretin e modelëve që shohim në katalogët markë, Davidi rrëfehet për gazetën “Panorama”.

Në intervistën e tij për këtë gazetë, Davidi shpjegon se moda dhe fotografia, janë dy gjëra që e kanë tërhequr gjithmonë që në fëmijëri. Ai thotë se ndjehet spontan përpara aparatit fotografik dhe kjo gjë e bën të ndjehet mirë. Krahas pasioneve të tij, ai tregon më tej se edhe motra dhe vëllai janë të lidhur me modelingun, por asnjëri nga të tre nuk e mendon si një profesion në të ardhmen, këtë veprimtari. Gjithsesi, Davidi shprehet i hapur ndaj ofertave per bloger apo modeling.

Aktualisht, Davidi jeton dhe shkollohet në Tiranë, por ai tregon më shumë për planet që ka për t’u shkolluar në Angli ose Shtetet e bashkuara.