Ju nevojiten aftësi të veçanta nëse doni të fitoni një vend pune në kompanitë Google, Apple dhe Microsoft.

Përfundimet janë nxjerrë duke parë të dhënat e plotësuara nga site i punësimit Paysa, i cili ka përpunuar dhjetëra milionë rezyme, të siguruara nga një kombinim i rekrutuesve dhe përdoruesve të Paysa.

Ata morën në shqyrtim veçanërisht rezymetë e njerëzve  që punojnë për Google, Apple dhe Microsoft, për të nxjerrë përfundime për aftësitë e përbashkëta që kanë të punësuarit.

Të tria këto kompani janë listuar si më të mirat për t’u punësuar në Amerikë. Microsoft punëson rreth 120,849 njerëz, forca punëtorë e Apple numëron rreth 100 mijë njerëz dhe kompania prind e Google, Alphabet, ka rreth 61 mijë të punësuar.

Nëse do të jesh pjesë e një prej këtyre, padyshim që duhet të dini se për çfarë kërkojnë ato.

Paysa plotësoi një listë me aftësitë e kërkuara në katër fusha të teknologjisë që punësojnë më shumë njerëzit.

Ja çfarë ju duhet që të konkurroni për një punë në një nga këto kompani:

Dizajnerët duhet të njohin:

Ndërfaqet e përdoruesit
Grafik dizajn
Web dizajn
Photoshop
Illustrator
Arkitekturë informacioni
Prirje artistike


Inxhinjerët duhet të njohin:

c++/c/c#
Java
Software development
Python
Javascript
Agile methodologies
SQL

Manaxherët e produktit duhet të njohin:

Menaxhim projekti
Lidership
Shërbimin ndaj klientit
Menaxhim strategjik
Cloud computing
Marketing produkti
Teknologji biznesi

Analistët e të dhënave duhet të njohin:

Analizë të dhënash
SQL
Menaxhim projekti
Machine learning
Data mining
Analizë biznesi
Python

Monitor.al