iGenius, kompania Italiane e inteligjencës artificiale e cila zhvillon softuerë të cilët lehtësojnë marrëdhënien mes njeriut dhe të dhënave, njoftoi se ka ngritur investime prej 7 milion dollarë nga investitorë italian engjëj.

Ky është investimi më i madh në Itali nga investitorët engjëj dhe do të përdoret për të zhvilluar teknologji të reja, për të rritur ekipin, strukturuar startupin dhe zgjeruar biznesin.

 
Këtë lajm e dha juristja Milena Prisco e cila asiston startupin jo vetëm për operacionet e jashtëzakonshme por edhe për problematika e zakonshme si kontratat dhe hapësirat ligjore sa i përket inovacionit.

Në muajt e ardhshëm ekipi i startupit do të zgjerohet edhe me 30 punonjës të rinj në zyrat Italiane dhe Zvicerane për të përballuar rritjen e numrit të konsumatorëve në mbarë botën.

iGenius është vlerësuar ndër startupet më të mira ndërkombëtare nga Facebook, Google, Web Summit, Startup Grind dhe TechCrunch.

Me një ekip prej 50 vetësh në katër zyra në Itali, SHBA, Britani dhe Zvicër, iGenius janë dashur vetë 6 muaj për të krijuar Crystal, asistentin e parë virtual të inteligjencës së të dhënave në bashkëpunim me Google, Facebook dhe Twitter.

Crystal mund të përshtatet me çdo burim të dhënash që nga Marketingu, CRM, Shitjet dhe IOT.

Startupi ka mbi 20,000 konsumatorë në 20 shtete veçanërisht në fushat e medias, reklamimit, kujdesit shëndetësor, energjisë, sportit, financës dhe ICT-së.

“Që kur u themelua iGenius, ne gjithnjë kemi menduar si një startup por jemi sjellur si një kompani e madhe. Ne kemi filluar zhvillimin e teknologjive tona të inteligjencës artificiale për të “pushtuar” tregun e inteligjencës së bizneseve,” tha themeluesi Uljan Sharka.

“Për ne Italia ka provuar të jetë një ekosistem ideal, sidomos për kapitalin njerëzor. Cilësia e punës në Itali është kaq e lartë saqë kemi tërhequr edhe shumë talente të huaja. Çdo punonjës i yni është gjithashtu një sipërmarrës,” vijoi ai.

Uljan Sharka është një emigrant Shqiptar i cili mbërriti në Itali në 2008-ën kur ende ishte i vogël. Pasi mësoi italisht, filloi të studionte shkencat kompjuterike ndërsa punonte edhe si kamerier dhe shitës. Pas shumë peripecish ai themeloi iGenius.

“Që të kesh sukses në biznes, ke nevojë për modesti, pasion dhe shpirt ekipi. Babai im më ka mësuar që i vogël rëndësinë e të qënurit modest,” tha Sharka.